Sot, në kuadër të projektit “Rritja e Pjesëmarrjes Qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA” i bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian, Fondacioni Metamorfozis zhvilloi uebinarin në temën “Siguria kibernetike – Si të mbrohemi në botën digjitale”.

Mbi 140 pjesëmarrës të interesuar nga sfera të ndryshme të shoqërisë (përfaqësues të institucioneve, organizatave qytetare, bizneseve, qytetarë, studentë, shkolla dhe universitete, gazetarë) patën mundësinë që përmes uebinarit të mësojnë rreth llojeve të ndryshme të kërcënimeve kibernetike, si dhe mësuan shumë këshilla për njohjen e kërcënimeve kibernetike dhe mënyra të mbrojtjes ndaj tyre. Gjithashtu, uebinari ofroi njohuri edhe për bazat e sigurisë kibernetike, burimet më të zakonshme të kërcënimeve kibernetike dhe mënyrat për t’u përballur me to, siguria e komunikimit online, mbrojtja e të dhënave personale në internet, rrjetet sociale dhe shkeljet e mundshme të të drejtave të njeriut, si dhe institucionet kompetente për t’u marrë me sigurinë kibernetike.

Uebinari u mbajt në gjuhën maqedonase përmes platformës ZOOM, ndërsa video-incizimin mund ta shikoni më poshtë.

Uebinari në gjuhën shqipe do të mbahet përmes platformës ZOOM më 29 shtator 2022, për të cilin do të ketë informacion në ueb-faqen e Fondacionit Metamorfozis së shpejti.

——————————————————————————————————————————————

Projekti “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në agjendën digjitale – ICEDA” zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), Akademia për e-qeverisje (Estoni), Lëvizja Mjaft! (Shqipëri), Partnerët për Ndryshime Demokratike (Serbi), OJQ-ja 35 mm (Mali i Zi) dhe Të dhënat e hapura Kosovë – Open Data Kosovo (Kosovë). Projekti realizohet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.

Ndaje: