Fondacioni “Metamorfozis”, në kuadër të aktiviteteve të projekteve të tij për informim efikas, të saktë dhe të shpejtë të mediave, e përmes tyre edhe të qytetarëve/publikut, sot do t’i promovojë dy platformat e tij për informimin e qytetarëve, e me këtë edhe të publikut.

Bëhet fjalë për ngjarjen “Si të kemi një bashkëpunim më të ngushtë midis institucioneve dhe gazetarëve në luftën kundër dezinformatave?”, ku do të flitet për mënyrën sesi do të funksionojnë grupet tematike të komunikimit në platformën WhatsApp. Në këto grupe, gazetarët do të jenë në gjendje të marrin informacion më shpejt; të parashtrojnë pyetje dhe të marrin përgjigje për 4 tema: Kovid-19, regjistrimi i popullsisë, mjedisi jetësor, integrimet.

Mundësia e dytë është grupi i hapur në Viber për publikimin e informatave të verifikuara, DE FACTO: vetëm përmbajtje të verifikuara, ku ndahen recensione ë lajmeve të rreme për të ngritur vetëdijen për pandeminë dhe për dezinformatat për koronavirusin.

Për këtë temë, në ngjarje do të diskutojnë Mlladen Çadikovski, Kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), si dhe Katerina Sinadinovska, Kryetare e Këshillit Drejtues të Këshillit për Etikën e Mediave të Maqedonisë (KEMM); Marjan Zabërçanec, Koordinator Kombëtar për Komunikime Strategjike dhe Zbatimin e Strategjisë së Komunikimit të Qeverisë dhe Bardhyl Jashari, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis. Diskutimi do të moderohet nga Goran Rizaov, Udhëheqës i programit “Mediat për Demokraci” në Fondacionin Metamorfozis.

Ngjarja do të mbahet në platformën ZOOM, më 21.10.2021 nga ora 13:00-14:30
https://techsoupglobal.zoom.us/j/92423838276 Meeting ID: 924 2383 8276

Ndaje: