Të hënën, më 28 shkurt 2022, me fillim nga ora 15:00, do të mbahet ngjarja “Dezinformatat kundër vaksinave për Kovid 19 dhe si të përballemi me to“.

Ngjarja online organizohet nga Fondacioni Metamorfozis nga Shkupi dhe në të do të prezantohen aktivitetet dhe arritjet e projektit të titulluar “Përgjigje e shpejtë ndaj dezinformatave për vaksinat”, i cili u implementua nga Fondacioni Metamorfozis nga Shkupi përmes edicioneve të tij digjitale Vërtetmatësi, Meta dhe Portalb, dhe i cili u mbështet nga Fondi Ballkanik për Demokraci, iniciativë e Fondit Gjerman Marshall nga Uashingtoni.

Në kuadër të diskutimit njëorësh, do të prezantohet dokumenti përfundimtar me titull “Faktet, këmbëngulja dhe qëndrueshmëria janë armët më të rëndësishme në luftën kundër dezinformatave për vaksinat”, i cili ofron një përmbledhje të aktiviteteve nga fusha e verifikimit të fakteve të dezinformatave për vaksinat, si dhe i temave dhe shpjeguesve të shumtë të publikuar, të lidhura gjithashtu me dezinformatat për vaksinat dhe KOVID-19, që ekipi i projektit i hasi gjatë punës.

Në ngjarje do të flasin:

Vlladimir Petreski – redaktor i portalit Vërtetmatës, i cili do ta paraqesë përvojën e fituar dhe do t’i prezantojë rekomandimet dhe konkluzionet e arritura gjatë punës në projekt, në mënyrë që t’u shërbejnë verifikuesve të fakteve dhe gazetarëve, si dhe të gjithë atyre që punojnë në informimin në lidhje me Kovid-19 dhe temat shëndetësore në të ardhmen kur do të ballafaqohen me dezinformata të këtilla;

Aleksandra Georgieva – doktoreshë dhe Kryetare e Shoqatës së Specializantëve dhe Mjekëve të Rinj, e cila do t’i ndajë përvojat nga puna e saj e rregullt, mbi të gjitha, përvojat e fituara në komunikimin me pacientët, si dhe gjatë konsultimit në kuadër të projektit.

Mirosllava Burns – gazetare, redaktore dhe verifikuese e fakteve, e cila do të paraqesë një sërë shembujsh nga verifikimet e shumta të fakteve dhe do t’i shpjegojë dezinformatat më të shpeshta në lidhje me vaksinat dhe më gjerësisht për temat shëndetësore.

Për të marrë pjesë në ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm në ZOOM:

Join Zoom Meeting
https://techsoupglobal.zoom.us/j/94372055348?pwd=dDJ1OUJtbjlZK3l0UEpXdTE1RFpLdz09

Meeting ID: 943 7205 5348
Passcode: 979929

Ju mirëpresim dhe ju falënderojmë për pjesëmarrjen!

Ndaje: