Më 15 dhjetor, Fondacioni Metamorfozis, në kuadër të projektit “Reagimi i Shpejtë ndaj Dezinformatave për Vaksinat”, zhvilloi një uebinar për bashkëpunëtorët e tij – gazetarë dhe për partnerët dhe bashkëpunëtorët në sektorin e medias dhe të shoqërisë civile. Tema e uebinarit iu kushtua teorive konspirative për Kovid-19 dhe pikëpamjeve të qytetarëve.
Në këtë ngjarje u diskutuan përkufizimet e teorive të konspiracionit dhe përmes punës praktike dhe shembujve u zbuluan teoritë e tilla të plasuara në të gjitha platformat mediatike. Me këtë rast, trajneri mr. Ljupço Petkovski, i prezantoi dhe i shpjegoi të dhënat nga anketa për qytetarët dhe përgjigjet dhe qëndrimet e tyre për pandeminë e Kovid-19.
Në debatin e mëtejshëm, vetë gazetarët i ndanë përvojat e tyre nga raportimi i ngjarjeve dhe temat që lidhen me pandeminë, vaksinimin dhe vetë virusin Kovid-19. Në debat dhe në prezantim, vëmendje e veçantë iu kushtua rreziqeve dhe grackave të mundshme në të cilat mund të bien gazetarët gjatë plasimit të dezinformatave të marra nga qytetarët e thjeshtë, si dhe nga përfaqësuesit e lëvizjes kundër vaksinimit.
Ndaje: