Koordinatorët e projektit i informuan pjesëmarrësit për planet për aktivitetet promovuese, me qëllim që të ngritet vetëdija te nxënësit, studentët, realizuesit e procesit arsimor dhe te punëtorët shkencor-hulumtues për potencialet e arsimit të hapur në tërësi. Përveç aktiviteteve promovuese janë planifikuar një sërë punëtorish ku do të prezantohen mënyrat për shfrytëzimin e teknologjive digjitale dhe të internetit në procesin arsimor. Gjatë nëntorit të vitit 2012 planifikohet të mbahet një Konferencë ndërkombëtare për RHA-të, ku pjesëmarrësit nga vendi dhe bota do t’i këmbejnë përvojat për RHA-të.
Pjesëmarrësit, të cilët janë aktivë në këtë drejtim në sfera të ndryshme shkencore dhe arsimore, i këmbyen përvojat e tyre në lidhje me aspektet prioritare të resurseve hapura në arsim, si dhe problemet me të cilat ata janë ballafaquar gjatë praktikës. Gjithashtu, pjesëmarrësit dhanë rekomandime se në cilat sfera duhet të intensifikohen aktivitetet promovuese dhe praktike, me qëllim të rritjes të shfrytëzimit, koordinimit efikas dhe intensifikimit të krijimit dhe përdorimir të RHA-ve.
Koordinatorët e projektit për RHA theksuan se ueb-faqja e projektit, oor.mk, do të zhvillohet posaçërisht në pjesën “resurse”, e cila është planifikuar të jetë një lloj katalogu dhe një urë e lehtë për te resurset arsimore që janë dispozicion në Maqedoni.
Ndaje: