Më 6 prill 2023 u mbajt takim i ri i Grupit punues për përgatitjen e Propozim-ligjit për Përdorimin e të Dhënave të Sektorit Publik. Grupi i punës është pjesë e aktiviteteve që Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA) në bashkëpunim me Fondacionin për Internet dhe Shoqëri – “Metamorfozis”, i zbaton për harmonizimin e Ligjit për Përdorimin e të Dhënave nga Sektori Publik me Direktivën e BE-së për të Dhënat e Hapura dhe Ripërdorimin e Informacionit nga Sektori Publik (2019/1024).

Grupi i punës është i përbërë nga pesëmbëdhjetë përfaqësues të institucioneve shtetërore, sektorit të shoqërisë civile dhe medias, dhe ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në përgatitjen e vlerësimit të ndikimit të zbatimit të ligjit aktual (ex-post evaluation), vlerësimit të ndikimit të zgjidhjes së re ligjore (regulatory impact assessment) dhe përgatitjen e Propozim-ligjit të ri.

Grupi i punës e finalizoi draft versionin e zgjidhjes së re ligjore.

Ndaje: