Ju ftojmë të bëheni pjesë e Programit arsimor të bazuar në projektin për “Edukimi mediatik në internet”, i cili do të mbahet nga 30 nëntori deri më 18 dhjetor 2020. Si pjesë e programit, janë paraparë 4 seanca në datat e mëposhtme: 30 nëntor, 4, 11 dhe 18 dhjetor, nga ora 17.00 deri në 18.30.

Qëllimet kryesore të trajnimit janë inkurajimi i pjesëmarrësve:

  • Ta kuptojnë rëndësinë e rolit dhe funksionit të mediave në një shoqëri demokratike
  • Të bëjnë vlerësimin kritik të përmbajtjeve mediatike në dritën e funksionit të mediave, vëzhgim të rrjeteve sociale lokale dhe taktikave të tyre të dezinformimit dhe polarizimit të përmbajtjeve
  • Të krijojnë mesazhe me të cilat do t’u kundërvihen dezinformatave, për ta kuptojnë rëndësinë e bashkëpunimit me mediat për shprehje të qëndrimeve personale dhe për pjesëmarrje demokratike, të identifikojnë propagandën dhe dezinformata, lajmet e rreme dhe mediat e dëmshme

Pjesëmarrësit në programin arsimor do të kenë mundësinë të përgatisin dhe të propozojnë plane lokale të veprimit që do të shërbejnë për të rritur rezistencën e komuniteteve ndaj dezinformatave. Fondacioni Metamorfozis do të sigurojë mbështetje modeste financiare dhe do ta mbikëqyrë zbatimin e planeve më të mira lokale të veprimit.

Programin do ta udhëheqë Dren Gërguri, ligjërues në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, trajner i certifikuar i TechSoup dhe redaktor i Observatorit Evropian të Gazetarisë. Dreni mban trajnime të edukimit medial për mësimdhënësit dhe të rinjtë, si dhe ka përvojë si ligjërues mysafir në disa Universitete evropiane.

Vërejtje: Gjuha e punës së uebinarit është anglishtja dhe në mund të marrin pjesë të interesuarit nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Më shumë detaje rreth programit në këtë link.

Ndaje: