Ju ftojmë të jeni pjesë e uebinarit me temë “Lufta kundër dezinformatave”, i cili do të mbahet më 27 nëntor nga ora 11.00 deri në orën 12.30.

Gjatë uebinarit, përmes aktiviteteve ndërvepruese, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të njihen me mënyrën moderne të krijimit dhe shpërndarjes së dezinformatave dhe, ajo që është më e rëndësishme, të njihen me teknikat se si të luftojnë kundër tyre.

Në uebinar mund të marrin pjesë gazetarë që duan të mësojnë më shumë se si të luftojnë kundër dezinformatave, redaktorë ose pronarë të mediave që duan t’i mbrojnë mediat dhe biznezet e tyre nga sulmet e dezinformatave, si dhe përfaqësues të sektorit të OJQ-ve dhe organizata “think-tank”.

Uebinarin do ta udhëheqë Vlladimir Petreski, i cili është gazetar dhe redaktor me përvojë shumëvjeçare. Për 8 vitet e fundit ai ka qenë redaktor i shërbimit për verifikimin e fakteve në Fondacionin Metamorfozis, publikon verifikime të fakteve për ueb-faqet dhe projektet e organizatës, ndërsa gjithashtu trajnon gazetarë dhe aktivistë të OJQ-ve në tema të tilla si: metodologjitë për verifikimin e fakteve, njohja dhe luftimi i gjuhës së urrejtjes, korniza ligjore dhe lirinë e shprehjes.

Vërejtje: gjuha e punës së uebinarit është anglishtja dhe në mund të marrin pjesë të gjithë të interesuarit nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Për detajet dhe mënyrën e aplikimit për të marrë pjesë në uebinar ndiqni linkun.

Ndaje: