Për nevojat e projektit “Ndërmarrja Sociale – Projekti për avancimin e turizmit bashkëkohor (STEP)” i financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit për bashkëpunim ndërkufitar (IPA II 2014-2015), në bazë të marrëveshjes për grant me numrin referent IPA/2017/390-054, komisioni i prokurimeve pranë Fondacionit “Metamorfozis”, në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillimin e Rajonit Planifikues të Pollogut – Tetovë dhe Këshillin e Qarkut Elbasan, shpall thirrje për dorëzimin e ofertave për prokurimin e shërbimeve për zhvillimin e zgjidhjes softuerike për një platformë ndër-rajonale onlajn të turizmit.

Ofertat dorëzohen në formë letre me anë të shërbimit postar ose personalisht në zyrat e Fondacionit Metamorfozis në rr. Apostoll Gusllarot 40, Shkup. Në ofertë, oferta financiare duhet të vendoset në një zarf të veçantë dhe të shënohet. Oferta dorëzohet në një zarf të mbyllur me shënimin “PËR PROJEKTIN STEP” (i cili do ta përmbajë ofertën e veçuar financiare) në të cilin në këndin e poshtëm të majtë duhet të shënohet “MOS E HAP” dhe numri i thirrjes 05/2019 të cilit i referohet oferta.

Ofertat që do të mbërrijnë pas këtij afati, si dhe ato oferta që nuk do t’i përmbajnë elementet e nevojshme ose që nuk janë përgatitur sipas kushteve të thirrjes, nuk do të merren parasysh për vlerësim të mëtejshëm. Secili ofertues mund të marrë pjesë me vetëm një ofertë.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është vazhduar deri te premten, 03.05.2019, deri në orën 12:00.

Dosjen e plotë të tenderit me më shumë hollësi rreth thirrjes mund ta merrni në dokumentet e bashkangjitura.

Ndaje: