Fondacioni Metamorfozis në bashkëpunim me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, organizon për herë të parë Hakaton për të dhënat e hapura, që mundësohet përmes mbështetjes së Projektit të USAID-it për Pjesëmarrjen qytetare dhe Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik.

Kjo sfidë 48-orëshe synon t’i bashkojë dhe t’i inkurajojë të rinjtë krijues dhe novatorë për të zhvilluar demo zgjidhje inovative dhe multimediale softuerike. Programet e krijuara do të duhet t’i sjellin më afër qytetarëve të dhënat e hapura të publikuara nga institucionet shtetërore.

Produktet përfundimtare do të jenë programe softuerike të krijuara nga qytetarët për qytetarët.

Për ngjarjen mund të paraqitet çdokush që ka mbushur 18 vjet, individë ose ekipe që kanë pasion të punojnë me përpunimin dhe prezantimin e të dhënave të hapura nga fusha të ndryshme. Çdo ekip duhet të jetë i përbërë nga anëtarë që kanë njohuri në zhvillimin e ueb-aplikacioneve, dizajn, softuer, ekonomi, biznes dhe marketing, dhe multimedia.

Përveç kreativitetit, hakatoni do ta inkurajojë edhe të menduarit sipërmarrës te të rinjtë. Hapësira për hakatonin do të sigurohet nga Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, ndërsa Sh.A. “Makedonski Telekom” do të mundësojë shfrytëzimin e fondi shpërblyes prej 5,000 eurosh për zgjidhjen më të mirë.

Hakaton për të dhënat e hapura do të mbahet prej 13 deri më 14 mars 2020, ndërsa paraqitja e individëve ose ekipeve do të zgjasë deri më 09 mars 2020. Regjistrimi bëhet në mënyrë elektronike, në këtë LINK.

Pjesëmarrësit e regjistruar do të kenë mundësi të njihen me detajet dhe konceptin e sfidës gjatë “boot camp”-it që do të mbahet në 12 mars 2020 në Shkup.

APLIKO!

Ndaje: