Me rastin e iniciativës ndërkombëtare “Liri në vend të frikës – ditët ndërkombëtare të aksionit“, Fondacioni Metamorfozis në partneritet me koalicionin Qytetarët për Maqedoninë do të organizojë disa aktivitete, në mesin e të cilave është edhe punëtoria në temën e përdorimit të sigurt të celularëve.

Punëtoria do të mbahet të hënën, më 19 tetor, në hapësirat e klubit GEM, prej orës 14 deri në orën 16, ndërsa trajnues do të jetë Predrag Tasevski, themelues i cybersecurity.mk. Numri i vendeve për pjesëmarrësit e punëtorisë është i kufizuar, prandaj ata që duan të marrin pjesë duhet të paraqiten duke e plotësuar formularin më së voni deri më 16 tetor, e premte, deri në orën 14.

Para trajnimit, të njëjtën ditë, më 19 tetor, prej orës 11 deri në orën 13:30 në klubin GEM do të mbahet edhe një tribunë në temën e sigurisë së komunikimeve dhe rreziqet nga ndjekja dhe mbikëqyrja e komunikimeve.

Duke iu falënderuar Fondacionit Metamorfozis, iniciativa (www.freedomnotfear.org) është e pranishme në Maqedoni që nga viti 2008, ndërsa këtë vit, 2015, si partner kyçet edhe koalicioni “Qytetarët për Maqedoninë”.

Për shkak se tema e sigurisë së komunikimeve dhe rreziqet nga ndjekja, përgjimi dhe mbikëqyrja e komunikimeve është shumë aktuale në Maqedoni, konsiderojmë se mbështetja juaj dhe inkuadrimi në aktivitete është me rëndësi të madhe. Frika nga mbikëqyrja nuk duhet të mbisundojë mbi lirinë e të shprehurit.

Ndaje: