Më 18 shkurt të vitit 2021, ekipi i Akademisë për e-Qeverisje, së bashku me partnerët e projektit ICEDA, e organizoi pjesën e dytë të trajnimit ICEDA për nën-grantistët dhe anëtarët e rrjetit ICEDA në lidhje me Agjendën Digjitale me përvojën, njohuritë dhe aftësitë nga Estonia. Pjesa e parë e trajnimit u mbajt më 25 dhe 26 janar 2021, për të cilin mund të lexoni më shumë këtu. Trajnimi do të pasohet nga 2 uebinare për tema që vetë pjesëmarrësit do t’i zgjedhin si më të nevojshme.
Ndërsa pjesa e parë e trajnimit u bazua në të kuptuarit e Agjendës Digjitale dhe rëndësinë dhe zbatimin e saj në vendet e Ballkanit Perëndimor, zhvillimin dhe promovimin e edukimit digjital, transformimin dixhital, dhe lidhjen midis sektorit publik dhe Agjendës Digjitale, pjesa e dytë e trajnimit u përqendrua më shumë mbi shqyrtimin e studimeve të rastit (e-qytetari në Estoni) dhe lidhjen e Agjendës Digjitale me vetëqeverisjen lokale dhe popullatën lokale.
Trajnimi ishte dedikuar për të ngritur kapacitetin e nën-grantistëve dhe anëtarëve të rrjetit ICEDA nga cikli i parë i skemës së granteve të vogla LOT 1: Dhënia e nën-granteve për qendrat e mbështetjes së e-qeverisjes, përkatësisht nga Shqipëria – Qendra Artivista, Epoka e Re: dhe Asociacioni Evropian i Rinisë, nga Kosova – Demokracia Plus, Forum për Iniciativa Qytetare dhe Qendra Rinore e Kosovës, nga Mali i Zi – Qendra për Edukimin e të Rinjve, Organizata Rinore Rome “Hapëroni me ne – Phiren Amenca” dhe Super Hub Pljevlja, nga Maqedonia e Veriut – Shoqata për Tolerancë dhe Bashkëpunim të Qytetarëve (ASTAS): Koalicioni Rural dhe SmartUp – Laboratori për Inovacione Sociale dhe nga Serbia – Qendra për Integrim Social, Deli – Hapësirë për veprimtari kreative dhe SINHRO.
Udhëtimin e pjesëmarrësve në pjesën e dytë të trajnimit e udhëhoqën ekspertët e Akademisë për e-Qeverisje, Kristina Mend dhe Kristina Reinsalu dhe Urmo Kubar, Këshilltar Shtetëror për Bashkëpunim me Sektorin Civil në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Estonisë.
————————————————————————————————————————————————————————————————–——
Projekti “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në agjendën digjitale – ICEDA” zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), Akademia për e-qeverisje (Estoni), Lëvizja Mjaft! (Shqipëri), CRTA – Qendra për Hulumtim, Transparencë dhe Llogaridhënie (Serbi), OJQ-ja 35 mm (Mali i Zi) dhe Të dhënat e hapura Kosovë – Open Data Kosovo (Kosovë). Projekti realizohet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.
Ndaje: