Pjesëmarrës të trajnimeve ishin kandidatët që u paraqitën në shpalljen për praktikë për shkrim dhe redaktim të ueb-përmbajtjeve në Maqedoni, të cilin e publikoi Fondacioni Metamorfozis në muajin gusht. Kjo përvojë u mundëson kandidatëve të fitojnë aftësi për redaktim të përmbajtjeve në ueb, mundësi për promovim onlajn të punës së tyre, përvojë në punë hulumtuese dhe shkrim, përfshirje në trajnime të tjera dhe aktivitete vullnetare, si dhe mësim të shkathësive plotësuese teknike dhe të përvojave sociale si rezultat i punës individuale dhe punës në bashkësi.

obuka128.09.11

Tre trajnimet i ndoqën gjithsej 17 kandidatë nga qytete të ndryshme të Maqedonisë, të cilët kishin mundësi të njihen me wiki-softuerin dhe përdorimin e tij, si dhe të mësojnë të redaktojnë tekst, të krijojnë lidhje dhe të shtojnë citate, të redaktojnë fotografi, multimedia, tabela, kategori dhe faqe për diskutim. Pas këtyre 3 trajnimeve themelore, u mbajt edhe një trajnim për administratorë të wiki faqeve, ku u trajtua problemi i redaktimit të portaleve dhe administrimi i përmbajtjeve dhe i shfrytëzuesve. Në këtë trajnim morën pjesë pjesëmarrës të cilët paraprakisht e kaluan trajnimin themelor.

Pjesëmarrësit e trajnimeve ishin nga këto qytete:

  • Shkupi
  • Velesi
  • Strumica
  • Kumanova
  • Kavadari
  • Gjevgjelia
  • Makedonski Brodi
  • Kërçova

obuka30.09.2011Trajnimet zgjatnin nga 4 orë, ndërsa trajnues ishin përfaqësues të Fondacionit Metamorfozis, ndërsa trajnimin për administratorë e mbajti një përfaqësues i organizatës joqeveritare Vikimedia Maqedoni, të cilët njëkohësisht janë edhe bashkëpunëtorë të Fondacionit Metamorfozis në këtë projekt. Pjesëmarrja në këto trajnime ishte falas dhe ato u mbajtën në hapësirat e Fondacionit Metamorfozis, ndërsa në fund të gjithë morën nga një ekzemplar të doracakut për Wiki.

Qëllimi i trajnimeve të mbajtura, dhe i praktikës në tërësi, është që të motivohen të rinjtë të kontribuojnë për pasurim të përmbajtjeve lokale dhe përmirësim të kualitetit të tyre nëpërmjet bashkëpunimit që e mundëson platforma wiki, si dhe të përforcohet pjesëmarrja aktive e qytetarëve nëpërmjet teknologjive të reja.

Pritjet e pjesëmarrësve ishin që t’i përmirësojnë shkathtësitë e tyre teknike, ndërsa gjatë trajnimit, nëpërmjet punës individuale me secilin, ata menjëherë kishin mundësi që praktikisht t’i zbatojnë njohuritë e fituara.

obuka01.10.11Gjatë trajnimeve u zhvilluan diskutime për këmbim të ideve, me ç’rast pjesëmarrësit shprehën interes të shkruajnë për fusha të ndryshme të cilat do të kontribuonin për pasurim të përmbajtjeve që kanë të bëjnë me qytetet dhe komunat prej nga vijnë. Temat e propozuara përfshijnë: histori, kulturë, ekonomi, arsim, arkeologji, art, turizëm, jetë zbavitëse, aktualitete, muzikë, personalitete të rëndësishme, lokalitete, institucione… Mundësitë për zgjedhje të temave janë të mëdha, me qëllim që të përfshihen sa më shumë lëmi dhe të nxitet puna hulumtuese-shkruese.

Pas përfundimit të trajnimeve pritet vazhdim i aktiviteteve dhe zhvillim i mëtutjeshëm, para së gjithash, nëpërmjet krijimit të wiki-komunitetit dhe komunikimit të vazhdueshëm nëpërmjet listës për kontakte me e-maila, përdorimit të veglave të tjera për komunikim, mirëpo edhe me takime periodike të anëtarëve, diskutime dhe bashkëpunim.

obuka01.10.111

Qëllimi i këtyre aktiviteteve, para së gjithash, është të nxitet pasurimi i përmbajtjeve të wiki-portaleve lokale, që të do mundësonte krijimin e wiki-portaleve rajonale, lidhje të komunave, e më së shumti, promovim të mundësive dhe vlerave rajonale, në ç’mënyrë do të nxitet zhvillimi i biznesit, do të rritet informimi për mundësitë për punësim të njerëzve nga mjedise të tjera, e poashtu do të promovohen edhe ngjarjet lokale kulturore-artistike dhe ngjarjet e tjera lokale.

Deri tani në wiki.mk ekzistojnë 3 portale, Shkupi, Dibra dhe Velesi, mirëpo me rritje të përmbajtjeve me rëndësi lokale pritet që të krijohen edhe portale për qytetet e tjera dhe në të ardhmen ato të lidhen në wiki-portale rajonale.

Ndaje: