Nga data 15 deri më 17 maj në Ohër, u mbajt punëtoria e parë për “pre-banking” në Maqedoninë e Veriut, ku rreth dhjetë pjesëmarrës të rinj mësuan për lloje të ndryshme të strategjive parandaluese për të parandaluar përhapjen e dezinformatave. Kjo punëtori iu dedikua studentëve të rinj, gazetarëve, anëtarëve të shoqërisë civile, aktivistëve apo entuziastëve.

Ky është i fundit nga tre trajnimet në kuadër të programit vjetor “Gazetaria për gjeneratën e re” të cilin Fondacioni Metamorfozis e realizon në partneritet me Qendrën Ndërkombëtare për Gazetarë (ICFJ) dhe me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-së në Maqedoninë e Veriut. Gjashtë pjesëmarrësit më të mirë nga tri punëtoritë do të kenë mundësi për praktikë njëmujore të paguar në një nga mediat e Fondacionit Metamorfozis, gjegjësisht Meta.mk, Portalb ose Vërtetmatës.

Përveç kësaj, tre praktikantët më të mirët do të shkojnë në një vizitë studimore njëjavore në Uashington të SHBA-ve.

Trajnues të trajnimit ishin Celeste Sepesi nga SHBA-ja, docente në Fakultetin e Gazetarisë dhe Komunikimit Masiv “Walter Cronkite”, Vlladimir Petrevski, redaktor i “Vërtetmatës”-it dhe Despina Kovaçevska, specialiste për monitorimin e mediave në Fondacionin Metamorfozis.

Ngjarja është pjesë e projektit “Gazetaria për gjeneratën e re”, të cilin Fondacioni Metamorfozis e zbaton në partneritet me Qendrën Ndërkombëtare për Gazetarë (International Center for Journalists – ICFJ), dhe me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-ve në Shkup, në periudhën nga shtatori i vitit 2023 deri në korrik të vitit 2024.

Ndaje: