NetSquared Balkans (Fondacioni Metamorfozis), më 27.12.2016 (e martë), e organizoi meet-up-in e parë “Ndikimi i teknologjive në gazetari” kushtuar përfaqësuesve të OJQ-ve dhe gazetarëve.

20161227_151122

Ky meet-up kishte për qëllim t’i prezantojë të gjitha temat që u paralajmëruan për konferencën e 12-të “Е-Shoqëri”, e cila do të mbahet në muajin janar të vitit 2017 në organizim të Fondacionit Metamorfozis, dhe t’i shqyrtojë të gjitha mundësitë për shtimin e temave apo punëtorive të nevojshme që u propozuan nga ana e pjesëmarrësve që morrën pjesë në këtë meet up.

20161227_151114

Temat që u prezantuan në këtë takim joformal ishin:

– Veglat për analizimin e të dhënave dhe për vizualizim, siç janë: Tableau, Infogr.am, Piktochart, TimelineJS

– Ndikimi i mediave sociale në Maqedoni – prezantimi i praktikave të mira dhe të këqija

– Shfrytëzimi i të dhënave të hapura për gazetarinë e bazuar në fakte

– Promovimi i aplikacionit “Makina e kohës”, për arkivimin e përmbajtjeve mediatike

Poashtu, u prezantuan edhe mundësitë që i ofron TechSoup Balkans për organizatat joqeveritare që duan të fitojnë donacion të veglave për vizualizim, siç është vegla e donatorit Tableau. Në këtë meet-up morën pjesë 11 përfaqësues të mediave dhe të sektorit joqeveritar.

20161227_151106

Ndaje: