Fondacioni Metamorfozis në bashkëpunim me Open Knowledge Foundation filloi me implementimin e projektit “Rrjeti i organizatave qytetare për të dhënat e hapura” duke formuar Shkollën për të dhëna – Maqedoni.

Me këtë rast, Shkolla për të dhëna – Maqedoni do të organizojë takime të rregullta në të cilat të pranishmit do të kenë mundësi të këmbejnë, të mësojnë, të jenë në hap me risitë në këtë temë dhe para së gjithash të jenë pjesë e një komuniteti.

meetup1

Takimi i tillë i parë u mbajt më 11 shtator, në hapësirat e klubit GEM. Në takim ishin të mirëseardhur të gjithë ata që janë të interesuar, e poashtu u inkuadruan edhe rreth 20 gazetarë, aktivistë, përfaqësues të Ministrisë për Shoqëri Informatike, përfaqësues të sektorit civil dhe qytetarë të ndërgjegjshëm.

meetup2

Ngjarjen e hapën Lucy Chambers, Katelyn Rogers dhe Daniella Matern, si përfaqësues të Open Knowledge Foundation. Ata shkurtimisht e prezantuan konceptin e të dhënave të hapura, mbajtën një prezantim të shkurtër, i cili, në mes tjerash përfshinte edhe shembuj të suksesshëm të përdorimit të të dhënave të hapura nga gjithë bota. Pas tregimeve inspirative që u prezantuan, grupi zhvilloi një diskutim duke mbuluar tema të ndryshme që kanë të bëjnë me disponueshmërinë dhe përdorimin e të dhënave të hapura në Maqedoni.

Takime të llojit të njëjtë do të ketë edhe në të ardhmen dhe në to janë të mirëseardhur të gjithë ata që janë të interesuar.

Ndaje: