Më 30 shtator, me fillim në orën 12, në klubin GEM në Shkup, u mbajt punëtori për të drejtat e njeriut në temën: Liria e të shprehurit në epokën digjitale. Këtë punëtori të dedikuar për arsimtarët e shkollave të mesme nga territori i Qytetit të Shkupit e ndoqën 30 të pranishëm.

20160930121231

Arsimtarët kishin mundësi të ndjekin një prezantim hyrës për aktivitetet e organizatës Metamorfozis dhe të Institutit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut dhe paqe nga Kaeni në Francë, e pastaj u prezantuan përvoja nga praktika shkollore – diseminime në nivel shkollor dhe komunal dhe punëtori me nxënës.

20160930123931

Pastaj vazhdoi prezantimi i doracakut pedagogjik “Liria e të shprehurit dhe privatësia në epokën digjitale” dhe prezantimi praktik i disa punëtorive nga doracaku, me ç’rast arsimtarët kishin mundësi që nëpërmjet ushtrimeve të përfshijnë disa tema të doracakut.

20160930125037

 

Në sesionin e fundit, arsimtarët diskutuan për resurset e hapura arsimore dhe mundësitë për rregullimin e tyre ligjor me përfaqësuesin e fondacionit Metamorfozis, ndërsa në fund u prezantua rregullativa ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale, nga ana e Liljana Pecova Ilieskës nga Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale.

20160930135909

20160930141939

Kjo punëtori u mbajt në organizim të fondacionit Metamorfozis, në bashkëpunim me Drejtorinë për mbrojtjen e të dhënave personale, si ngjarje përmbyllëse e projektit për Bashkëpunim të decentralizuar ndërmjet Maqedonisë dhe Normandisë së Ulët.

Ndaje: