Sekretariati i Platformës CiviKos në bashkëpunim me qendrën e KCSF dhe fondacioni Metamorfozis më 10 nëntor në qendrën e KCSF në Prishtinë, organizuan sesion informues rreth mundësive të përfitimit të donacioneve softuerike nga platforma “Techsoup Balkans”, për organizatat e shoqërisë civile në Kosovë.
Përfaqësuesit e fondacionit Metamorfozis prezantuan mënyrën se si mund organizatat e sektorit civil të fitojnë donacione softuerike dhe të gjitha përfitimet që i ofrojnë teknologjitë të cilat kontribuojnë në përmirësimin e punës së organizatave qytetare.
Në këtë sesion informativ morrën pjesë 50 përfaqësues të organizatave joqeveritare, të cilat kishin mundësi të informohen për përfitimin e donacioneve softuerike, të diskutojnë nevojat e organizatës dhe të konsultohen me ekipin e fondacionit Metamorfozis për përshtatshmërinë e produkteve softuerike me pajisjet të cilat i posedojnë.
Platforma TechSoup Balkans ofron një gamë të gjerë të produkteve softuerike për organizatat jofitimprurëse dhe bibliotekat publike. Për të fituar donacione softuerike dhe për të shkarkuar ndonjë zgjidhje softuerike përmes kësaj platforme, ju ftojmë të regjistroni organizatën tuaj duke plotësuar këtë formular.
Ky donacion është në dispozicion për organizatat jofitimprurëse që kanë status të shoqatës së qytetarëve ose të fondacionit, të regjistruara në Regjistrin e shoqatave dhe të sindikatave.
Pasi të keni përfunduar regjistrimin (individual), ju lutemi vazhdoni regjistrimin e organizatës tuaj në këtë formular.
Fondacioni Metamorfozis ofron konsultime për identifikimin e nevojave të organizatës suaj dhe është i hapur për t’u përgjigjur në pyetjet tuaja të dërguara në e-mailin: donations@metamorphosis.org.mk.
Ndaje: