Më 5 tetor 2022, ekipi i Fondacionit për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis” mbajti takim me Zëvendëskryeministren përgjegjëse për Politikat për Qeverisje të Mirë, Sllavica Gërkovska, lidhur me politikat dhe proceset për qeverisje të mirë, si dhe rëndësinë të përfshirjes së qytetarëve në procesin e transformimit digjital të shoqërisë.

“Sektori civil ka një rol thelbësor në krijimin e politikave cilësore për qeverisjen e mirë dhe transformimin digjital të shoqërisë. Përfshirja e sektorit civil në të gjitha proceset shoqërore, duke përfshirë edhe pjesën e transformimit digjital të shoqërisë, është jashtëzakonisht e rëndësishme. Për këtë qëllim kam krijuar komunikim të rregullt me sektorin civil, i cili jep një kontribut të rëndësishëm dhe roli i të cilit është thelbësor në krijimin e politikave cilësore në tri shtyllat kyçe në të cilat punon Kabineti im, edhe atë – transformimi digjital i shoqërisë, politikat kundër korrupsionit dhe qeverisja e mirë, si dhe institucionet profesionale, efikase dhe transparente”. – ka shkruar Gërkovska në faqen e saj në Facebook.

Fotografitë janë marrë nga profili në Facebook i Sllavica Gërkovskës.

Përfaqësues të Fondacionit Metamorfozis në takim ishin Drejtori Ekzekutiv, Bardhyl Jashari, Menaxherja e programeve, Milla Josifovska Danillovska dhe udhëheqësja e projekteve, Marijana Jançevska.

Ndaje: