Gjatë takimit të parë koordinativ, i cili u mbajt prej 28 deri më 30 janar në klubin GEM në Shkup, partnerët e projektit ACTION VISEGRAD SEE edhe një herë u pajtuan se veglat e TIK-ut në vendet e tyre, pa marrë parasysh se a janë të zhvilluara nga organizatat qytetare apo shteti, nuk janë të shfrytëzuara sa duhet, dhe kjo është kështu më shumë për shkak të mungesës së vetëdijes dhe të shkathtësive.
Në takim morën pjesë përfaqësues nga koordinatorët e projektit – Fondacioni Metamorfozis dhe nga organizatat partnere: atlatszo.hu Nonprofit Ltd. nga Hungaria, ePanstwo Foundation nga Polonia, KohoVolit.eu nga Çekia, Pontis Foundation nga Sllovakia, Center for Democratic Transition nga Mali i Zi, CRTA – Center for Research, Transparency and Accountability nga Serbia dhe Citizens Association Why not? nga Bosnja dhe Hercegovina.
Të pranishmit gjatë takimit treditor i identifikuan dhe në mes vete i këmbyen sfidat dhe praktikat e mira nga vendet e tyre, duke përfunduar se ballafaqohen me atmosferë të ngjashme dhe rrethana shoqërore në vendet prej ku vijnë.
Qëllimi i projektit ACTION VISEGRAD SEE është рromovimi i një shoqërie dinamike qytetare e cila në mënyrë efektive do t’i mobilizojë qytetarët për përfshirje aktive në çështje që kanë të bëjnë me qeverisjen e mirë, dhe e cila do të ndikojë në politikat dhe proceset e marrjes së vendimeve në nivel nacional dhe rajonal në Ballkanin Perëndimor.
The ACTION VISEGRAD SEE project is supported by the:
and the
Government of The Federal Republic of Germany
Ndaje: