Мени

U mbajt trajnimi në temën “Mediat sociale, е-qeverisja dhe veglat e tjera të TIK-ut”

Më 14 dhe 15 maj, në hotelin Kontinental në Shkup u mbajt trajnim në temën “Mediat sociale, e-qeverisja dhe veglat e tjera të TIK-ut” të cilin e ndoqën grantistët e projektit “Rrjeti i organizatave qytetare për pjesëmarrje aktive efikase”. DSC_4815

Në ditën e parë të trajnimit përfaqësuesit e rrjeteve, në mes tjerash, kishin shans të njoftohen edhe me rregullat për shkruarje në ueb, rregullat themelore për përgatitjen e komunikatave për shtyp, si dhe të punojnë në grupe për shkruarjen  e komunikatave për media. Në ditën e dytë, ato punuan në përgatitjen e planit për komunikim, e poashtu u njoftuan edhe me shumë ueb-velgkla të tjera për pjesëmarrje aktive qytetare. Në ditën e dytë të trajnimit, ata poashtu punuan disa ushtrime, si për shembull ushtrimin për këmbimin e ideve – përdorimin e veglave të TIK-ut për e-pjesëmarrje më të madhe.

DSC_4876

Ky trajnim është i treti me radhë nga cikli i trajnimeve të parapara që mbahen gjatë kësaj periudhe, në kuadër të projektit “Rrjeti i organizatave qytetare për pjesëmarrje aktive efikase”, të cilin e realizon Fondacioni Metamorfozis, në partneritet me QMAE-në, e me ndihmë financiare të Komisionit Evropian nëpërmjet programit “Përkrahje për përforcimin, qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e shoqërisë aktive qytetare.”

DSC_4846
.