Metamorfozis vazhdon me trajnimet mbi ndikimin e teknologjive të reja në ushtrimin e të drejtave digjitale. Më 23 shkurt 2024 në ambientet e Dhomës Publike u zhvillua trajnimi i dytë i këtij lloji, ndërsa trajnimi i radhës do të mbahet më 6 mars.

Këto trajnime janë përgatitur për përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile, si hap i parë për përhapjen e këtyre njohurive tek publiku i gjerë.

Këtë herë fokusi ynë është tek ato organizata që punojnë me grupe të margjinalizuara, të cilat janë veçanërisht të cenueshme ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut.

 

Qëllimi i trajnimit është

· t’u mundësojë përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile që të mësojnë më shumë për ndikimin e teknologjive të reja, gjegjësisht se si ato ndikojnë në të drejtat e njeriut në internet.

· të forcojë kompetencat e tyre gjatë ndarjes së shqetësimeve të tyre me vendimmarrësit,

· dhe t’i edukojnë grupet e tyre të synuara në lidhje me rreziqet e mundshme për të drejtat e tyre të njeriut në internet që rrjedhin nga teknologjitë e reja.

Fondacioni Metamorfozis krijon një koalicion për inteligjencë të përgjegjshme artificiale. Ndërtimi i kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile, veçanërisht atyre që punojnë me grupe të margjinalizuara, është vetëm një hap drejt ndërtimit të një koalicioni të palëve të interesuara që kujdesen për përdorimin e përgjegjshëm të inteligjencës artificiale.

Aktivitetet janë pjesë e projektit “Mbrojtja e të Drejtave të Njeriut në Epokën e Inteligjencës Artificiale” që zbatohet nga Fondacioni për Internet dhe Shoqëri – Metamorfozis, me mbështetje financiare nga Shoqata Amerikane e Avokatëve – Iniciativa për Sundimin e Ligjit (ABA ROLI – American Bar Association – Rule of Law Initiative).

Ndaje: