Përfshirja digjitale i referohet aktiviteteve që konsiderohen të nevojshme për të siguruar që të gjithë qytetarët, përfshirë edhe ata më pak të favorizuar, të kenë qasje dhe aftësi për të përdorur teknologjitë e informacionit dhe komunikimit.

Ndarja digjitale i referohet hendekut midis atyre që kanë qasje, aftësi dhe vetëdije si të angazhohen në mënyrë efektive në internet dhe atyre që nuk kanë..

Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të shkojnë drejt barazisë digjitale, që do të thotë se të gjithë individët dhe komunitetet – pa përjashtim – kanë kapacitetin dhe burimet e nevojshme për t’u angazhuar plotësisht në një shoqëri, demokraci dhe ekonomi të orientuar drejt digjitales.

Versioni maqedonisht

Versioni shqip

Versioni serbisht

Versioni malazez

Kjo video është pjesë e projektit “Rritja e Angazhimit Qytetar në Agjendën Digjitale – ICEDA” e bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian. Videoja u prodhua me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e saj është përgjegjësi e vetme e partnerëve të projektit ICEDA dhe nuk i pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Projekti “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në agjendën digjitale – ICEDA” zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), Akademia për e-qeverisje (Estoni), Lëvizja Mjaft! (Shqipëri), Partnerë për Ndryshime Demokratike Serbi (Serbi), OJQ-ja 35 mm (Mali i Zi) dhe Të dhënat e hapura Kosovë – Open Data Kosovo (Kosovë). Projekti realizohet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.

Ndaje: