Efekti i dezinformatave dhe ndikimeve të huaja në proceset demokratike në Maqedoninë e Veriut në vitin 2023

Në vitin 2023, krijimi dhe përhapja e dezinformatave janë identifikuar jo vetëm si problem mediatik, por edhe si
problem sigurie, i cili e prish funksionimin e institucioneve demokratike dhe sferën mediatike, duke shkaktuar
rreziqe të mëdha për të gjithë shoqërinë, duke kërcënuar të drejtat themelore të njeriut – nga siguria personale dhe
shëndeti deri te të gjitha llojet e lirive . Pas pushtimit të plotë rus të Ukrainës në vitin 2021, pati një ndryshim global në
perceptimin mbi rëndësinë e këtij problemi, i cili më parë ishte injoruar ose minimizuar. Fatkeqësisht, investimet masive të
aktorëve antidemokratikë kanë vazhduar të forcojnë ndikimin e dezinformatave, së bashku me teoritë e konspiracionit dhe
llojet e ndryshme të propagandave dhe manipulimeve politike.

Fondacioni Metamorfozis e realizoi këtë hulumtim me mbështetjen e Rrjetit Global për Mbrojtjen dhe Promovimin e
Shprehjes së Lirë IFEX, si pjesë e një përpjekjeje gjithëpërfshirëse që synon zbulimin e ndikimit të propagandës së huaj
në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe përmes edukimit publik për të përforcuar kapacitetet e palëve kryesore të
përfshira (organizatat civile dhe aktivistët, mediat dhe gazetarët, institucionet shtetërore dhe vendimmarrësit) në mënyrë
që ata të mund të marrin pjesë aktive në ndërtimin e rezistencës ndaj ndikimeve të dëmshme antidemokratike.

Vlerësimi i qeverisjes së mirë së pushtetit legjislativ në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon përmes Indeksit të hapjes

Me mbështetjen e Fondacionit Kombëtar për Demokraci, Fondacioni Metamorfozis, në bashkëpunim me partnerë nga rrjeti rajonal i OShC-ve – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në rajon Evropën Juglindore (ACTION SEE), ka përgatitur një vlerësim të qeverisjes së mirë të pushtetit legjislativ të katër shteteve të Ballkanit Perëndimor – Maqedonia e Veriut, Serbia, […]

VLERËSIMI I QEVERISJES SË MIRË SË PUSHTETIT EKZEKUTIV NË MAQEDONINË E VERIUT DHE RAJON PËRMES INDEKSIT TË HAPJES

Me mbështetjen e Fondacionit Kombëtar për Demokraci, Fondacioni Metamorfozis, në bashkëpunim me partnerë nga rrjeti rajonal i OShC-ve – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në rajon Evropën Juglindore (ACTION SEE), përgatiti një vlerësim mbi gjendjen e qeverisjes së mirë të pushteteve ekzekutive në katër vende të Ballkanit Perëndimor – Maqedonia e Veriut, […]

Vlerësimi i qeverisjes së mirë në njësitë e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes indesksit të hapjes, matja për vitin 2025

Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis” në partneritet me Koalicionin Rural, e me mbështetjen e qeverisë zvicerane përmes programit “Civica Mobilitas”, përgatiti vlerësim të gjendjes së qeverisjes së mirë të njësive të vetëqeverisjes lokale (NJVL) në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2025. Vlerësimi është rezultat i hulumtimit të realizuar bazuar në Indeksin e […]