Sistemi zgjedhor – burim serioz i krizave në Maqedoni

Sistemi zgjedhor, i tillë siç është tani, është një burim serioz i krizave në Republikën e Maqedonisë. Ky është përfundimi i përgjithshëm i hulumtimit të Fondacionit Metamorfozis në kuadër të projektit rajonal për vlerësimin e përmbushjes së kritereve politike për pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Hulumtimi që është bërë në bazë të metodologji së saktë të përpiluar më parë dhe me ndihmën e intervistave me ekspertë, tregoi se në sistemin zgjedhor në Maqedoni duhet të ndryshojnë shumë gjëra – nga ndryshimi i modelit të gjashtë njësive zgjedhore në një njësi zgjedhore, pastaj ndryshimit në mënyrën e formimit të listës zgjedhore, e deri te ndryshimet në pjesën e mediave dhe të zgjedhjeve, të përfshira në legjislacionin zgjedhor.

Hulumtimin e plotë mund ta shihni në këtë link.

Rekomandimet që dolën nga hulumtimi janë si më poshtë:

  • Ndryshimi i modelit zgjedhor – një në vend të gjashtë njësive zgjedhore dhe lista të hapura, me kufi adekuat zgjedhor që mund të arrihet edhe nga partitë më të vogla ose kandidatët e pavarur;
  • Ndryshimi i mënyrës së regjistrimit të votuesve në Listën zgjedhore;
  • Përforcimi dhe saktësimi i politikës ndëshkuese për presionet mbi votuesit dhe për klientelizmin;
  • Përforcimi dhe saktësimi i politikës ndëshkuese për keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe kapaciteteve administrative për fushatat zgjedhore;
  • Përforcimi i dispozitave ndëshkuese dhe i gjobave për financimin e fushatave, gjegjësisht për përgatitjen e raporteve financiare;
  • Përforcimi i kapaciteteve të KSHZ-së (Komisioni shtetëror të zgjedhjeve) dhe transformimi i këtij organi qoftë në organ profesional ose në organ të përzier (profesional politik);
  • Përforcimi dhe saktësimi i akteve ligjore dhe nënligjore që e garantojnë transparencën e procesit zgjedhor, veçanërisht në pjesën e kundërshtimeve dhe ankesave;
  • Rregullimi i kornizës ligjore për obligimet e mediave gjatë zgjedhjeve, zvogëlimi i kohës që e kanë si obligim për të emetuar fushata të paguara politike dhe vlerësim i ri përmes debatit publik mbi përdorimin e parave publike në media.

Hulumtimi është i pari nga pesë hulumtimet e planifikuara në kuadër të projektit rajonal “Ballkani Perëndimor dhe procesit i anëtarësimit në BE: Zbatimi i kritereve politike”, të cilin e udhëheq Qendra për tranzicion demokratik nga Podgorica, Mali i Zi. Hulumtimet e ardhshme do të jenë për reformat në gjyqësi, për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, për reformën në sektorit medial dhe për reformën në administratën publike.

Projekti është i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Beograd dhe nga Fondi Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit gjerman të marshallit të SHBA-ve.

Rekomandime Për Veprim Të Përbashkët Për Të Ndërtuar Rezistencë Shoqërore Ndaj Efekteve Të Dëmshme Të Dezinformatave

Si rezultat i procesit të hulumtimit dhe analizës së të dhënave në kuadër të aktiviteteve për luftimin e dezinformatave, të plotësuar përmes procesit të konsultimeve të hapura ndërmjet Fondacionit për Internet dhe Shoqëri – “Metamorfozis”, Këshillit për Etikën në Media (KEMM), Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Sindikatës së Gazetarëve dhe Punëtorëve Mediatikë (SGPM), Institutit […]

Vlerësimi i katërt i përputhshmërisë së shërbimeve dhe mjeteve digjitale ekzistuese dhe të planifikuara me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale – maj 2023

Ky publikim përmban vlerësime për shkallën e përputhshmërisë së shërbimeve publike elektronike me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Vlerësimi është kryer në janar 2023 sipas Metodologjisë për vlerësimin e përputhshmërisë së shërbimeve publike digjitale me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Ky vlerësim është vazhdimësi e tre vlerësimeve të mëparshme të kryera […]

Fjalorth i termave që lidhen me Agjendën Digjitale

Gjatë tre viteve të fundit, anëtarët e rrjetit ICEDA kanë mbledhur dhe sqaruar terma të rëndësishëm për qytetarët në lidhje me Agjendën Digjitale, për të çmitizuar koncepte të caktuara dhe për ta sjellë transformimin digjital më afër të gjithë aktorëve. Ky fjalorth përmban 39 terma që lidhen me Agjendën Digjitale. Ky dokument është në dispozicion […]