Perspektiva gjeopolitike e rrjedhave të dezinformatave në Ballkanin Perëndimor

Dezinformimi dhe lajmet e rreme nuk janë vetëm një problem mediatik, por një problem sigurie që mund të pengojë realizimin e objektivave strategjikë më të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor. Është e domosdoshme që të gjitha vendet e rajonit të vendosin bashkëpunim të ngushtë të ndërsjellë dhe të kenë qasje në ekspertizën e BE-së dhe të NATO-s në krijimin e strategjive të rezistencës dhe reagimit ndaj ndikimeve të huaja malinje, tregon analiza e perspektivës gjeopolitike të rrjedhave të dezinformatave në Ballkanin Perëndimor, e kryer në kuadër të kornizën të projektit Qendra kundër dezinformimit e Ballkanit Perëndimor: Ekspozimi i ndikimeve keqdashëse përmes gazetarisë mbikëqyrëse.

Vitet e fundit, ndikimi i huaj keqdashës në Ballkanin Perëndimor i ka intensifikuar përpjekjet e tij për minimin e zhvillimit demokratik të rajonit. Presionet e jashtme të dëmshme i shfrytëzojnë zhvillimet dhe ngjarjet kryesore politike brenda vendeve, por gjithashtu manipulojnë me çështjet globale, si KOVID-19 dhe së fundmi – agresionin rus ndaj Ukrainës. Që nga fillimi i pushtimit gjithëpërfshirës rus në shkurt të vitit 2022, ka pasur përpjekje të shtuara nga Kremlini dhe përfaqësuesit e tij në BP, përmes prodhimit masiv të lajmeve të rreme për të miratuar agresionin dhe për të fajësuar NATO-n, BE-në dhe SHBA-në si fajtorët kryesorë për “provokimin” e luftës.

Ky raport hulumtues i harton tendencat dhe modelet kryesore në shpërndarjen e dezinformatave në të gjithë rajonin në periudhën janar- dhjetor 2022, si dhe interesat e huaja të përhapura përmes propagandës dhe fushatave të ndikimit të para përmes lenteve gjeopolitike. Ai merr parasysh përcaktues të shumtë të rajonit: pozicionin e tij gjeografik, kulturën dhe historinë e popujve, si dhe nevojat dhe pritjet kombëtare. Raporti hulumtues i vëzhgon specifikat e rajonit në tërësi dhe veçmas për secilin vend. Ai fokusohet në fenomenin e lajmeve të rreme, dezinformatave dhe propagandës së huaj të shpërndarë nëpër mediat publike dhe rrjetet sociale që po fiton potencial të madh për ndikim gjeopolitik dhe kthehet në kërcënim për sigurinë. Është një fenomen që mundëson një numër të vogël aktorësh të abuzojnë me rrjetet sociale dhe ekosistemet mediatike për të pasur ndikim shkatërrues.

FINANCIMI SHTETËROR NË MAQEDONINË E VERIUT: SISTEM MË I DREJTË, MË I FORTË DHE MË TRANSPARENT

Kjo përmbledhje e politikave bazohet në gjetjet e një studimi të thelluar mbi reklamat politike të paguara gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2024.[1] Dokumenti synon të identifikojë zgjidhje të qëndrueshme dhe realiste, afatgjata për të përmirësuar sistemin e financimit politik në vend. Dhe, ndërsa jemi përqendruar në përdorimin e financimit indirekt të shtetit përmes mediave […]

Qytetarët në veprim: për shërbime më të mira lokale pa korrupsion

Për portale inkluzive interneti dhe reklamim zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Ky dokument i politikave publike bazohet në gjetjet e hulumtimit që hulumtoi Zgjedhjet parlamentare të vitit 2024 në Maqedoninë e Veriut nga perspektiva e përfshirjes sociale, me fokus të veçantë te personat me aftësi të kufizuara dhe bashkësitë etnike. Personat me aftësi të kufizuara konsideroheshin në suaza të rrymës konceptuale socio-ekonomike, si një grup tejet […]