Udhërrëfyesi rajonal për qeverisje të mirë i Ballkanit Perëndimor

Në periudhën midis dhjetorit të vitit 2018 dhe marsit të vitit 2019, konsorcium i përbërë nga 6 vende të rajonit dhe Fondacioni Westminster për Demokraci e zhvilluan Indeksin rajonal të hapjes, i cili shërbeu si një indikator për matjen e përqindjes së transparencës së qeverive dhe ministrive në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe disponueshmërinë e informacioneve për qytetarët.

Udhërrëfyesi rajonal për qeverisje të mirë në Ballkanin Perëndimor, i bashkon planet e veçanta aksionale kombëtare të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfshin rekomandime të nivelit të lartë për secilin institucion me qëllim të përmirësimit të transparencës së tyre. Në këtë dokument janë shqyrtuar një numër çështjesh, duke i ndjekur parimet e transparencës: nga miratimi i një politike qendrore të hapjes në nivelin ekzekutiv e deri tek publikimi i rregullt i listave zgjedhore të deputetëve, a mbajnë autoritetet gjyqësore ueb-faqe të azhurnuara dhe a i publikojnë vetëqeverisjet lokale informatat në kohë, etj.

Në bazë të këtyre matjeve, të bazuara në standardet ndërkombëtare, u përgatitën Planet Kombëtare për qeverisje të mirë me rekomandime dhe aktivitete themelore. Udhërrëfyesin kombëtar për qeverisje të mirë për institucionet shtetërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut mund ta shihni këtu.

Indeksi rajonal i hapjes, duke demonstruar publikisht se si funksionojnë institucionet e ndryshme në këto fusha, do t’i motivojë institucionet t’i miratojnë dhe t’i zbatojnë disa nga hapat e propozuar për veprim, ta përmirësojnë shkallën e hapjes, dhe rrjedhimisht, rezultati i indeksit për vitin e ardhshëm të jetë në një nivel më të lartë.

 

Shihni dokumentin Plani rajonal për qeverisje të mirë në Ballkanin Perëndimor.

 

Projekti Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore – ACTION SEE, është i financuar nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga Fondacioni Metamorfozis, Fondacioni Westminster për demokraci, CRTA – Qendra për hulumtim, transparencë dhe llogaridhënie, Shoqata e e qytetarëve “Why not?”, Qendra për tranzicion demokratik, Open Data Kosovo (ODK) dhe Lëvizja Mjaft!.

Pikëpamjet e shprehura në këto hulumtime janë ekskluzivisht të autorëve dhe të hulumtuesve.

Vlerësim i reformave të Ligjit për Media të Maqedonisë së Veriut – Një hap i pjesshëm drejt standardeve evropiane

Maqedonia e Veriut po i nënshtrohet reformave në legjislacionin e saj për mediat, duke synuar përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian (BE). Fondacioni Metamorfozis e mirëpret iniciativën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të harmonizuar legjislacionin kombëtar të mediave me standardet evropiane, veçanërisht në kontekstin e Kapitullit 23 të legjislacionit të BE-së […]

MburojaKibernetike: Qytetarë të Fuqizuar për Rezistencë Kibernetike

Vlerësimi i nivelit të zbatimit të Planit të Veprimit të Strategjisë për Transparencë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (2023-2026) në periudhën janar 2024 – janar 2025

Në dhjetor të vitit 2023, Qeveria e miratoi Strategjinë për Transparencë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me Plan Veprimi 2023 – 2026, të propozuar nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit Përgjegjës për Politika të Qeverisjes së Mirë. Strategjia u përgatit përmes një procesi të gjerë dhe gjithëpërfshirës, në të cilin u përfshinë përfaqësues nga […]