Tendencat e dezinformimit në Ballkanin Perëndimor

Ky raport bazohet në një proces të vazhdueshëm të monitorimit të mediave vendase në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Kosovë, Serbi, Mal të Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinë të kryer në kuadër të projektit rajonal – Qendra Kundër Dezinformimit e Ballkanit Perëndimor: Ekspozimi i ndikimeve keqdashëse përmes gazetarisë mbikëqyrëse. Ai paraqet një përmbledhje të tendencave dhe narrativeve të dezinformimit, shpërndarjes së tyre ndërmjet vendeve dhe burimet e tyre për periudhën korrik-dhjetor 2022.

 

Gjatë periudhës së monitorimit, tema më e shpeshtë e dezinformatave në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor ishte “Lufta ruse në Ukrainë”. Narrativet varionin, por kishin prirje të paraqisnin një pamje negative të Ukrainës si një vend neonazist dhe përfitues nga lufta që shet ndihma ushtarake që vendet e tjera ia dhurojnë. Tema e dytë më e shpeshtë ishte “Perëndimi është përgjegjës për luftën”, që do të thotë “Lufta në të vërtetë zhvillohet midis SHBA-së dhe Rusisë”, krahas narrativit se “zgjerimi i NATO-s është fajtor për agresionin e Rusisë”.

MburojaKibernetike: Qytetarë të Fuqizuar për Rezistencë Kibernetike

Vlerësimi i nivelit të zbatimit të Planit të Veprimit të Strategjisë për Transparencë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (2023-2026) në periudhën janar 2024 – janar 2025

Në dhjetor të vitit 2023, Qeveria e miratoi Strategjinë për Transparencë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me Plan Veprimi 2023 – 2026, të propozuar nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit Përgjegjës për Politika të Qeverisjes së Mirë. Strategjia u përgatit përmes një procesi të gjerë dhe gjithëpërfshirës, në të cilin u përfshinë përfaqësues nga […]

FINANCIMI SHTETËROR NË MAQEDONINË E VERIUT: SISTEM MË I DREJTË, MË I FORTË DHE MË TRANSPARENT

Kjo përmbledhje e politikave bazohet në gjetjet e një studimi të thelluar mbi reklamat politike të paguara gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2024.[1] Dokumenti synon të identifikojë zgjidhje të qëndrueshme dhe realiste, afatgjata për të përmirësuar sistemin e financimit politik në vend. Dhe, ndërsa jemi përqendruar në përdorimin e financimit indirekt të shtetit përmes mediave […]