Vizualizim – Hapja e të Dhënave

Të dhënat e hapura janë të dhëna të cilat mund të përdoren lehtësisht pa kosto, të ripërdoren dhe rishpërndahen nga çdokush – i nënshtrohet më së shumti kërkesës për t’i atribuar dhe ndarë njësoj.” – Ky është përkufizimi zyrtar i të dhënave të hapura, dhënë nga Open Knowledge Foundation.

Partnerët e ICEDA kanë përgatitur një grafik informues me më shumë informacion rreth parimeve bazë të të dhënave të hapura dhe pse ato janë të dobishme.

Ky vizualizim është në dispozicion në anglisht, maqedonisht, shqip, serbisht dhe në gjuhën malazeze .

Ky vizualizim është pjesë e projektit Rritja e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën digjitale – ICEDA, i bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian.

_____________________________________________________________________________________

Ky vizualizim është përgatitur me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij vizualizimi është përgjegjësi e vetme e partnerëve të projektit ICEDA dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron qëndrimet e Bashkimit Evropian.

Rekomandime Për Veprim Të Përbashkët Për Të Ndërtuar Rezistencë Shoqërore Ndaj Efekteve Të Dëmshme Të Dezinformatave

Si rezultat i procesit të hulumtimit dhe analizës së të dhënave në kuadër të aktiviteteve për luftimin e dezinformatave, të plotësuar përmes procesit të konsultimeve të hapura ndërmjet Fondacionit për Internet dhe Shoqëri – “Metamorfozis”, Këshillit për Etikën në Media (KEMM), Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Sindikatës së Gazetarëve dhe Punëtorëve Mediatikë (SGPM), Institutit […]

Vlerësimi i katërt i përputhshmërisë së shërbimeve dhe mjeteve digjitale ekzistuese dhe të planifikuara me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale – maj 2023

Ky publikim përmban vlerësime për shkallën e përputhshmërisë së shërbimeve publike elektronike me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Vlerësimi është kryer në janar 2023 sipas Metodologjisë për vlerësimin e përputhshmërisë së shërbimeve publike digjitale me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Ky vlerësim është vazhdimësi e tre vlerësimeve të mëparshme të kryera […]

Fjalorth i termave që lidhen me Agjendën Digjitale

Gjatë tre viteve të fundit, anëtarët e rrjetit ICEDA kanë mbledhur dhe sqaruar terma të rëndësishëm për qytetarët në lidhje me Agjendën Digjitale, për të çmitizuar koncepte të caktuara dhe për ta sjellë transformimin digjital më afër të gjithë aktorëve. Ky fjalorth përmban 39 terma që lidhen me Agjendën Digjitale. Ky dokument është në dispozicion […]