Me mbështetjen e Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni dhe Fondacionit Kombëtar për Demokraci, Fondacioni Metamorfozis në bashkëpunim me partnerët nga rrjeti rajonal i OShC-ve – Llogaridhënie, Teknologji dhe Rrjet i Institucioneve të Hapura në Evropën Juglindore (ACTION SEE), përgatiti një vlerësim të qeverisjes së mirë të pushtetit legjislative të katër vendeve të Ballkanit Perëndimor – Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinës.
Vlerësimi bazohet në një studim empirik gjithëpërfshirës të bazuar në Indeksin e Hapjes dhe synon të përcaktojë se deri në çfarë shkalle respektohen parimet e qeverisjes së mirë në rajon. Ky punim bën një analizë të thellë të punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por gjithashtu ofron edhe një përmbledhje të performancës së përgjithshme të institucioneve përkatëse në rajonin tonë. Perspektiva rajonale shërben si referencë për atë se si vendet në rajon po përparojnë drejt përmirësimit të qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit që i çon ato drejt qëllimit të tyre strategjik – anëtarësimit në BE.
Punimi është pasuruar me rekomandime praktike për atë se si Kuvendi i Maqedonisë së Veriut mund ta përmirësojë respektimin e parimeve të qeverisjes së mirë në të ardhmen. Rekomandimet do t’u komunikohen nëpunësve të lartë shtetërorë përmes takimeve, si dhe publikut të gjerë përmes mediave sociale dhe mbajtjes së ngjarjeve publike.
Hulumtimi është kryer midis marsit dhe qershorit të vitit 2023.
Ky vlerësim është në dispozicion në maqedonisht, shqip dhe anglisht.