Menyja

Ftesë për konferencën përmbyllëse të ACTION SEE Vishegrad: Rruga drejt qeverisjes së mirë

featured roadmap vishegrad

Më 22 shkurt të vitit 2017 (e mërkurë), në hotelin “Holiday Inn” në Shkup do të mbahet konferenca përmbyllëse në kuadër të projektit ACTION SEE Vishegrad – Përgjegjësi, teknologji dhe rrjeti i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore, në temën “Rruga drejt qeverisjes së mirë”.

Si mysafirë do të marrin pjesë E.S. Dr. Kristine D. Althauzer, ambasadore e Gjermanisë në Maqedoni, E.T. z. Jacek Multanovski, ambasador i Polonisë në Maqedoni, përfaqësues të partnerëve në projektin e grupit të Vishegradit: Çekia, Sllovakia, Hungaria dhe Polonia, si dhe përfaqësues të organizatave partnere qytetare nga vendet e Ballkanit: Маqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Në kuadër të konferencës do të promovohet udhërrëfyesi (roadmap) për implementimin e parimeve të qeverisjes së mirë në vendet e Ballkanit Perëndimor – “Rruga drejt qeverisjes së mirë”.

Në konferencë do të mbahen dy diskutime në panel në temat: “Praktikat e mira nga rajoni i Grupit të Vishegradit dhe nga Ballkani” dhe “Të dhënat dhe hulumtimet që janë në dispozicion për qeverisje të mirë”.

Të gjithë pjesëmarrësit e interesuar mund të paraqiten duke e plotësuar formularin në këtë link: https://goo.gl/forms/MNJAG7P1EPJNxVPO2, më së voni deri të hënën, më 20.02.2017.

Në vendet e Ballkanit Perëndimor, qytetarët dhe organizatat qytetare nuk i shfrytëzojnë sa duhet veglat e TIK-ut për qeverisje të mirë që janë zhvilluar nga ana e organizatave të tjera dhe nga shteti, e kjo është rezultat i mungesës së vetëdijes dhe shkathtësive.

Po ashtu, ata kanë qenë të dekurajuar që t’i shfrytëzojnë ato për shkak të perceptimit se kontributi i tyre nuk do të bëjë ndonjë ndryshim real. Përveç kësaj, institucionet publike nuk e shfrytëzojnë sa duhet potencialin e TIK-ut  që të bëhen më të përgjegjshme dhe t’i kyçin qytetarët.

Projekti АCTION VISEGRAD SEE, i mbështetur nga Fondi i Vishegradit, ka për qëllim të kontribuojë për tejkalimin e këtyre pengesave duke i bashkuar organizatat qytetare dhe institucionet e rajonit, si dhe duke i potencuar praktikat e mira nga vendet e grupit V4 dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Qëllimi i projektit ACTION VISEGRAD SEE është promovimi i një shoqërie dinamike qytetare e cila në mënyrë efektive do t’i mobilizojë qytetarët për përfshirje aktive në çështje që kanë të bëjnë me qeverisjen e mirë, dhe e cila do të ndikojë në politikat dhe proceset e marrjes së vendimeve, si në nivel nacional ashtu edhe në nivel rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Agjenda e plotë e ngjarjes është në vazhdim.

 

А GJ E N D A

Konferenca përmbyllëse – Përgjegjësi, teknologji dhe rrjeti i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore

22.02.2017 – Holiday In, Milenium 2, Shkup, Maqedoni

 

09:30-10:00 Regjistrim dhe kafe

 

10:00 – 10:30 Sesioni: Hapja

  • E.T. z. Јacek Multanovski – Аmbasador i Polonisë në Maqedoni
  • E.T. Dr. Kristine D. Althauzer – Аmbasadore e Gjermanisë në Maqedoni
  • Bardhyl Jashari – drejtor i Fondacionit “Metamorfozis”

 

10:30 – 11:10 Prezantim i udhërrëfyesit për implementimin e parimeve për qeverisje të mirë në vendet e Ballkanit Perëndimor – Rruga drejt qeverisjes së mirë

  • Diskutim

11:10 – 12:40 Paneli 1: Praktikat e mira nga rajoni i grupit të Vishegradit dhe nga Ballkani

  • Kristof Madejski – Fondacioni “Epanstvo” – Poloni
  • Danijela Bozhoviq – Qendra për hulumtim, transparencë dhe llogaridhënie – CRTA – Serbi
  • Аida Ajanoviq – “Zashto ne?” – Bosnje dhe Hercegovinë
  • Ildiko Kovaç – Аtlatzo – Hungari

 

12:40-13:00 Pauzë për kafe

 

13:00 – 14:00 Paneli 2: Të dhënat dhe hulumtimet që janë në dispozicion për qeverisje të mirë

  • Таmara Resavska, Fondacioni “Metamorfozis” – Maqedoni – Aktivitetet në kuadër të Rrjetit rajonal ACTION SEE: Indeksi i nivelit të hapjes së institucioneve
  • Milena Gvozdenoviq, Qendra për tranzicion demokratik – Mali i Zi – Vënia në dispozicion e të dhënave dhe përmirësimi i performancës së institucioneve
  • Еlena Ristovska, Qendra për komunikime qytetare – Maqedoni – Rëndësia e të qenit i hapur i sistemit për furnizime publike për qeverisjen e mirë
  • Tatjan Zhilkova, Fondacioni “Pontis” – Sllovaki” – Bashkëpunimi ndërmjet sektorit qytetar, institucioneve dhe sektorit privat
  • Dimitar Tanurov. Agjencia e lajmeve “Meta” – Niveli i hapjes së institucioneve: përvojat gazetareske

14:00-14:10 Përfundime dhe mbyllja

14:10-15:10 Drekë