Duke filluar prej sot, 5 qershor 2019, deri të premten, 7 qershor 2019, Fondacioni për Shoqëri dhe Internet “Metamorfozis” do të jetë pjesë e konferencës ndërkombëtare për verifikim të fakteve dhe luftën kundër keqinformimit – dezinformimit “Facing the facts in the Balkans and beyond” (Ballafaqimi me faktet në Ballkan dhe më gjerë), transmeton Portalb.mk.

Në panelin e parë të diskutimit, ku të pranishëm ishin udhëheqës të mediave që kryesisht për bazë kanë raportimin profesional dhe luftimin e lajmeve keqinformuese – dezinformuese, i pranishëm ishte edhe koordinatori i projektit që realizohet nga “Metamorfozis” dhe “Eurothink”, “Mendim kritik për qytetarë me shkathtësi mediatike – KriThink”, Filip Stojanovski. Ai në fjalimin e tij tregoi për mënyrën e funksionimit të projektit, ndërkaq si problematike e adresoi shpërndarjen e lajmeve të rremeve përtej kufijve të Maqedonisë së Veriut, me çka solli shembullin e arratisjes së ish kryeministrit Nikolla Gruevski, për siç tha ai, ende nuk janë verifikuan faktet, edhe pse mediat publikuar informata nga më të ndryshmet.

“Kemi vite që merremi me mendimin kritik, gjë që është shumë e rëndësishme për mediat. Informacioni që ne e publikojmë, nuk është thjeshtë i kufizuar te media e vendit, por shkon edhe përtej kufijve, dhe ndodh që mund të keqpërdoret për interesa politike dhe mund t’u kthehet mbrapsht vendeve burimore, në një format të ri, në një trajtë të re, e transformuar nga mediat dhe politikanët. Një shembull interesant për mua është se si mund të bësh verifikimin e fakteve në një situatë kur nuk e dimë fare se cilat janë faktet. Qasja jonë ka qenë se ndonjëherë faktet nuk mund të grumbullohen, por mund ta njohim keqinformimin nëqoftëse burimet i respektojnë parimet e gazetarisë. Këtë po e bëjmë ne, po ju sjellim shembuj qytetarëve dhe po u tregojmë atyre se si duhet dhe nuk duhet të jetë ai lajm”, tha Stojanovski.

Për kryeredaktorin e “Kallxo.mk”, Faik Spahiu problematike mbetet verifikimi i fakteve. Sipas tij, problematike janë dhe “vjedhësit” e punës së tyre dhe refuzuesit për të dhënë informacione ndaj tyre – shembull presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndaj të cilëve kanë nisur procedura gjyqësore.

“Neve na duhet më shumë kohë për ta verifikuar lajmin dhe për të mbledhur fakte. Prandaj ne nuk jemi të shpejtë, dhe nuk jemi të parët. Bëjmë raportimin, shohim se çfarë është vetëm e vërteta. Ne kemi nisur disa procedura që i hedhim në gjyq vjedhësit e lajmeve tona. Filluam të kontrollonim mediat tjera, në mënyrë shumë profesionale, sipas standardeve më të larta të mundshme, dhe po ua thoshim publikut, me zë të lartë”, tha Spahiu.

Sipas themelueses së Polygraph.info, Fatima Tlis, keqinformimi më i madh arrihet nga përkthimi i keq.

“Lajmet e rreme apo dezinformimi e dëmtuan integritetin e informimit, njohurinë dhe logjikën e shëndoshë. Kjo ka hapur rrugën që keqinformimi apo propaganda ta ndikojë edhe jetën e përditshme të qytetarëve”, tha Tlis.

Sipas ambasadores së SHBA-së në Shqipëri, Lejla Moses-Ones, konferenca do të krijojë mundësi që të krijohet praktikë për të shkëmbyer ide dhe për të përmirësuar cilësinë e gazetarisë në rajon.

“Kjo është një praktikë më e mirë për të shkëmbyer ide dhe për të përmirësuar në përgjithësi cilësinë e gazetarisë. Në përgjithësi, gazetaria profesionale dhe hulumtuese jep përvoja më të mira duke parë atë çfarë është raportuar, duke hulumtuar duke u bazuar në fakte”, tha Moses-Ones.

Jashari: Lajmet e rreme janë pjesë e përditshmërisë sonë, kjo e vështirëson punën e mediave

Në konferencë është prezantuar edhe drejtori Bardhyl Jashari, i cili ka sqaruar se qëllimi i projekteve të realizuara nga “Metamorfozis”, ka sqaruar se qëllimi i tyre nuk është vetëm të detektohen lajmet e rreme, por edhe t’u sqarohet publikut se pse ai lajm është i rremë apo në rast se nuk është, pse nuk është.

Jashari gjithashtu ka treguar se projektin e ri po bëhet përpjekje që te publiku të zhvillohen shkathtësi mediatike.
Bardhyl Jashari

“Me pak fjalë dëshiroj të tregoj që ne jemi kontrollin e fakteve me gjëra që kanë të bëjnë me keqinformimin, sidomos kur e filluam projektin e financuar nga USAID për verifikim të fakteve. Atëherë mediat nuk ishin të përhapura sa tani, por tani lajmet e rreme janë pjesë e përditshmërisë sonë, dhe puna jonë në media po bëhet pak e vështirë. Që atëherë ne filluam me kontrollim të fakteve. Së pari i kontrollimi i fakteve është një hap për detektim të lajmeve të rreme, paralelisht është shumë e rëndësishme që t’ua shpjegojmë njerëzve pse informacioni i caktuar është i rremë dhe pse nuk është ai. E dyta që jemi duke e bërë, është se teoritë e konspiracionit dhe lajmet e rreme janë pjellore në rajon, dhe kjo bën që të ketë tendencë për ta besuar një teori konspirative, se sa një artikull që bazohet më shumë në fakte apo artikull hulumtues. Meqenëse ne përpiqeshim të hidhnim poshtë informacione dhe donim të vinin në pah një tendencë të keqpërdorimit agresiv dhe armiqësor. Bëmë një hulumtim, dhe e pamë se nuk ka shumë besim shumë në media, që është konfirmuar edhe sot. Njerëzit nuk kanë besim as një institucionet dhe politikanët. Ky është konteksti në të cilin kanë funksionuar dhe funksionojnë ende mediat te ne. Lidhjen se qytetarët nuk kanë shumë besim në media dhe institucionet, e shfrytëzuan politikanët, ku e përdorin këtë hapësirë për të publikuar teori populiste por të shpjeguara shumë mirë si të vërteta, me gjoja se bazohet në fakte dhe me kërcënime që nuk kanë ekzistuar, por synimi i vetëm i tyre është që ata të dalin si shpëtimtarë të kombit. Në një moment kanë qenë emigrantët, në Maqedoni kanë qenë shqipja dhe shqiptarët”, tha Jashari.

Konferenca është duke u mbajtur në Tiranë të Shqipërisë, ndërkaq është organizuar nga Faktoje.al dhe e mbështetur nga USAID dhe Ambasada e Britanisë.

Ndaje: