Menyja

Konsultim i hapur: Dokument për politikë publike – Mundësitë për implementimin ligjor të RHA-ve

Fondacioni Metamorfozis, në kuadër të projektit “Qytetarët në Kuvend: Iniciativa ligjdhënëse për të drejtat e njeriut” të Fondacionit Vestminster për demokraci, përgatiti dokument për politikë publike në temën: “Mundësitë për implementimin ligjor të RHA-ve”. Ky dokument përfshin analizë gjithëpërfshirëse të kornizës ligjore për arsim dhe mundësitë për implementimin e resurseve të hapura arsimore, gjegjësisht ajo e përfshin ligjin për arsim fillor, ligjin për arsim të mesëm, ligjin për arsim të lartë, ligjin për tekste shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm, ligjin për të drejtat autoriale dhe të drejtat e ngjashme, dhe mundëson shqyrtim të gjendjeve, nxjerrje të përfundimeve dhe të rekomandimeve për rregullimin e mundshëm tëë resurseve të hapura arsimore në këto ligje.

Propozim-versioni i përfundimeve dhe i rekomandimeve mund të shkarkohet këtu.

Ju ftojmë ta jepni kontributin tuaj duke lënë koment, vërejtje ose rekomandim që do të donit të shqyrtohej dhe të përfshihej në versionin përfundimtar të këtij dokumenti, më së voni deri në orën 12:00, të hënën, më 03.10.2016, duke e plotësuar këtë formular.