Menyja

Njoftim për meet up: “Ndikimi i teknologjive në gazetari”

Të martën (27.12.2016), me fillim në orën 15:00, në hapësirat e Fondacionit Metamorfozis, NetSquared Balkans (Fondacioni Metamorfozis) e organizon meet up-in e parë “Ndikimi i teknologjive në gazetari”, që u dedikohet përfaqësuesve të OJQ-ve dhe gazetarëve.

Ky meet up është paralajmërim për konferencën e 12-të “Е-Society”, që do të mbahet në muajin janar të vitit 2017 në organizim të Fondacionit Metamorfozis.

Теmat që do të prezantohen në këtë takim joformal janë:

- Veglat për analizën e të dhënave dhe për vizualizim, si: Tableau, Infogr.am, Piktochart, TimelineJS

- Ndikimi i mediave sociale në Maqedoni – prezantim i praktikave të mira dhe të këqija

- Shfrytëzimi i të dhënave të hapura për gazetari të bazuar në fakte

- Promovimi i aplikacionit “Makina kohore”, për arkivimin e përmbajtjeve

Për të marrë pjesë në këtë meet up ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në e-mail-in: adrijana@metamorphosis.org.mk