Menyja

Paraqituni në Shpërblimin e Samitit botëror 2017

Metamorfozis i fton kandidatët e interesuar nga Maqedonia t’i paraqesin aplikacionet e tyre për celularë ose ueb-aplikacionet, të cilat mund të nominohen për pjesëmarrje në Shpërblimin e Samitit botëror 2017 (WSA).

Korniza kohore:

  • Prej 4 prillit deri më 15 qershor: Regjistrimi i aplikacionit të përfaqësuesit lokal
  • Prej 1 korrikut deri më 15 gusht: Juria onlajn e WSA-së i shqyrton të gjitha aplikacionet e dërguara dhe bën përzgjedhje të rrethit të ngushtë të aplikacioneve
  • 30 gusht: Shpallja e aplikacioneve që kanë hyrë në rrethin e ngushtë
  • Shtator 2017: Juria kryesore e WSA-së i vlerëson aplikacionet nga rethi i ngushtë dhe i zgjedh fituesit
  • Tetor 2017: Shpallja e fituesve
  • 20-22 mars 2018: Shpallja solemne e fituesve dhe ndarja e shpërblimeve në kongresin e WSA-së në Vjenë

Momentalisht, është duke u bërë paraqitja e aplikacioneve për Shpërblimin e Samitit botëror për vitin 2017.

Kërkohen aplikacione digjitale që kanë ndikim të madh në shoqëri në ndonjërën nga tetë kategoritë e mëposhtme. WSA fokusohet në detajet e përmbajtjeve të aplikacionit, vlerën strategjike dhe ndikimin lokal të produktit. Më tepër për rregullat e garës mund të lexoni këtu.

  • QEVERIA DHE PJESËMARRJA E QYTETARËVE
    shërbimet | të dhënat e hapura | pjesëmarrja demokratike
  • SHËNDETI DHE MIRËQENIA
    kujdesi shëndetosëor | sporti | stili i jetës
  • MËSIMI DHE ARSIMI
    dija | shkenca | shkathtësitë
  • MJEDISI JETËSOR DHE ENERGJIA E GJELBËR
    klima | resurset e qëndrueshme | bujqësia
  • KULTURA DHE TURIZMI
    trashëgimia | zbavitja | subkulturat
  • VENDBANIMET E MENÇURA DHE URBANIZIMI
    mobiliteti | puna produktive | jetesa e qëndrueshme
  • BIZNESI DHE TREGTIA
    shërbimet novatore | siguria | financat | marketingu
  • INKLUZIONI DHE FUQIZIMI
    diversiteti | gjinia | drejtësia | të drejtat e njeriut
  • Kategori e veçantë: KATEGORIA TË RINJTË DHE NOVACIONI Të rinjtë dhe novacioni (për pjesëmarrësit e moshës nën 30-vjeçare)

Më tepër për kategoritë mund të lexoni këtu.

Gjatë aplikimit, kandidatët duhet të dërgojnë një përshkrim të shkurtër të aplikacionit, fotografi të bëra gjatë procesit të përgatitjes së tij, si dhe informata për mënyrën e shkarkimit dhe platformës për të cilën janë zhvilluar.

I ftojmë të gjithë entuziastët të cilët dëshirojnë ta shfrytëzojnë mundësinë për të marrë pjesë në Samitin botëror, t’i dërgojnë përmbajtjet dhe informatat e nevojshme për kontakt në bardhyl_AT_metamorphosis.org.mk.

Afati i fundit për paraqitje është 15 qershor 2017.