Maqedonia deri tani nuk kishte rregullativë të veçantë ligjore me të cilën do të përfshihej menaxhimi me mbeturinat e pajisjeve elektrike dhe elektronike, mirëpo si pjesë e procesit të miratimit të legjislacionit të BE-së, Ministria për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor e përgatiti Ligjin për menaxhim me pajisjet elektrike dhe elektronike dhe mbeturinat e pajisjeve elektrike dhe elektronike.

Ky studim paraqet pikë fillestare për gjithë atë që duhet të pasojë pas sjelljes së Ligjit për menaxhim me pajisjet elektrike dhe elektronike dhe mbeturinat e pajisjeve elektrike dhe elektronike, si dhe për obligimet dhe sfidat që do të jenë pasojë e tij. Metoda e hulumtimit është kualitative me ç’rast shfrytëzohen burime të dorës së parë, si p.sh. intervista dhe dokumente juridike, si dhe burime sekondare si p.sh. analiza të perceptimit të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë për e-mbeturinat dhe sasitë e e-mbeturinave nëpër shtëpi.

(Studim) Mbeturinat e Pajisjeve Elektrike Dhe Elektronike – Sfidat, Obligimet Pritjet

Ky dokument është përgatitur në kuadër të projektit “Përforcimi i pjesëmarrjes qytetare në procesin ligjdhënës”, të Institutit Nacional Demokratik (NDI), e në përputhje me projektin aktual të Fondacionit Metamorfozis: “Rrjeti ballkanik për përfaqësim gjatë menaxhimi të e-mbeturinave“.

Ndaje: