Menyja

Takim i grupit të punës për përgatitjen e Strategjisë nacionale për të dhëna të hapura

workshop22Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë (MSHIA) më 31.01.2018 (e mërkurë) e mbajti Punëtorinë e dytë të grupit të punës për përgatitjen e Strategjisë nacionale për të dhëna të hapura. Në këtë ngjarje, para anëtarëve të pranishëm të grupit të punës u prezantua Propozim-versioni i parë i strategjisë dhe prej tyre u kërkua që të marrin pjesë me komentet dhe vërejtjet e tyre për përmirësimin e mëtutjeshëm të dokumentit. Propozim-versionin e parë e përgatitën: Bardhyl Jashari, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis, Zoran Janevski, anëtar i Këshillit drejtues të Fondacionit Metamorfozis, Goran Rizaov, koordinator i projekteve në Fondacionin Metamorfozis dhe Martin Todevski, projekt-menaxher në Qendrën për menaxhim me ndryshimet. Një pjesë e përmbajtjeve u fituan si rezultat i rekomandimeve të pranuara në punëtorinë e parë me grupin e punës që u mbajt më 25 dhjetor të vitit 2017 në Shkup. Filip Manevski nga MSHIA-ja e prezantoi punën e deritanishme të ekipit të ministrisë të angazhuar për të dhënat e hapura dhe sfidat me të cilat përballen. “Dokumenti ka për qëllim ta inkurajojë promovimin dhe shfrytëzimin e të dhënave të hapura duke theksuar qartë se të dhënat që i prodhon qeveria dhe sektori publik janë në pronësi të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, theksoi Manevski duke potencuar se MSHIA-ja punon për një qasje konsekuente dhe të përbashkët ndaj të dhënave të hapura nga ana e të gjitha institucioneve shtetërore. workshop21Në prezantim e përparimit të deritanishëm në punë u potencua se Maqedonia duhet t’i pranojë parimet e të dhënave të hapura që përmenden në Kartën ndërkombëtare për të dhëna hapura me ç’rast vendi do të bëhej nënshkrues i Kartës dhe do të jetë në shoqëri edhe të 70 vendeve të tjera demokratike të botës. “Parimi i parë i Kartës – Automatikisht të hapura – do të thotë se duhet të ndryshojë mentaliteti se ata që kërkojnë hapje të të dhënave duhet të sqarojnë se pse u duhen ato, por autoritetet duhet të sqarojnë edhe të dëshmojnë se pse të dhëna të caktuara nuk mund të publikohen”, tha Goran Rizaov duke e prezantuar propozim-strategjinë. Në ngjarje morri pjesë edhe eksperti ndërkombëtar Endrju Skot, ish-drejtor për transparencë dhe shfrytëzim të veglave digjitale në Qeverinë e Britanisë së Madhe, i cili punoi në politikën për të dhëna të hapura të Britanisë dhe krijimin e data.gov.uk. Ai në prezantimin e tij para të pranishmëve i përmendi përparësitë që i sjell hapja e të dhënave dhe mundësitë për zhvillim social, ekonomik dhe demokratik. Procesi i punës për përgatitjen e Strategjisë vazhdon më tutje paralelisht me krijimin e planit aksional për implementimin e saj. Теksti i dokumentit së shpejti do të jetë në dispozicion të publikut.