Мени

Rekomandime dhe konkluzione nga konferenca e dytë ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk 2006

Fokusi i konferencës ishte qasja regjionale në krijimin e politikave lidhur me teknologjitë e informacionit dhe komunikacionit (TIK). Në konferencë morën pjesë numër i madh ekspertësh, krijues të politikave, lobi-grupe dhe faktorë tjerë nga Maqedonia, regjioni i Evropës juglindore dhe Unionit Evropian (UE) të cilët ndanë njohuritë dhe përvojat e tyre në kuadër të panel-diksutimeve dhe punëtorive. Konferenca ofroi një mundësi të shkëlqyer që faktorët e ndryshëm nga regjioni të bisedojnë për sfidat e ardhshme, të ndajnë informacione, përvoja dhe njohuri. Gjithashtu, solli një perspektivë regjionale të problemeve lokale dhe ofroi mundësi që të parashihen problemet e ardhshme.

Преземања: 13