U mbajt punëtoria e parë e ACTION SEE në Serbi

20.05.2016

Më 19 maj 2016, njëra nga organizatat partnere në projektin ACTION SEE, Qendra për hulumtim, transparencë dhe llogaridhënie – CRTA, nga Serbia, e organizoi punëtorinë e parë në Beograd, ku morën pjesë organizatat partnere lokale qytetare dhe përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale, ku ata diskutuan në lidhje me çështjet dhe sfidat që ndërlidhen me sundimin e të drejtës, qeverisjen e mirë dhe reformat e administratës publike. Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësuesit e organizatave qytetare nga Prijepolja, Nishi, Gornji Millanovaci, Lloznica, Prokuplja, Valeva, Zrenjanini, Tërsteniku, si dhe përfaqësuesit e Zyrës rinore në Tërstenik dhe vetëqeverisjes lokale të Prijepoljes.

Të angazhuar në përfaqësimin për transparencë dhe llogaridhënie më të madhe në procesin e vandimmarjes dhe buxhetimit në komunitetet e tyre lokale, organizatat partnere qytetare këmbyen informata dhe përvoja për ballafaqimin me administratën publike dhe institucionet e vetëqeverisjes lokale.IMG_1830

Përfundimi i përgjithshëm i organizatave partnere qytetare kishte të bëjë me faktin se administrata publike nuk është e hapur në lidhje me iniciativat e shoqërisë qytetare, që ekziston për shkak të kuptimit jashtëzakonisht të ulët të përfitimeve që i sjell pjesëmarrja qytetare në procesin e vendimmarrjes nga ana e autoriteteve lokale. Si shembull i mirë nga praktika, përfaqësuesit e organizatës partnere qytetare “Jerinin grad” dhe Zyra rinore nga Tërsteniku, theksuan se partneriteti i tyre i frytshëm, bashkëpunimi dhe përpjekjet e përbashkëta kanë kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë për shpërndarjen lokale të buxhetit për Zyrën rinore.

Duke diskutuar për ndryshimet e strukturës së vetëqeverisjes lokale në zgjedhjet e fundit lokale në Serbi, pjesëmarrësit poashtu e potencuan edhe mungesën e memorjes institucionale si një nga sfidat kryesore për reforma të mëtutjeshme. Për pasojë, kontaktet dhe partneritetet që janë vendosur me autoritetet lokale në periudhën e kaluar do të mund të rrezikoheshin me krijimin e qeverisë së posazgjedhur, e kjo poashtu e potencon rëndësinë dhe vlerën e iniciativave të shoqërisë qytetare për të ndikuar dhe për t’i mbështetur ndryshimet e mirëfillta institucionale që çojnë drejt një sundimi më të hapur dhe më llogaridhënës në afat të gjatë.IMG_1816

Pjesëmarrësit poashtu e diskutuan edhe mungesën e kapaciteteve te lëvizjet qytetare për qasje efektive deri te institucionet dhe funksionarët publikë në kuadër të iniciativës së tyre për përfaqësim, dhe për rëndësinë e mbështetjes për zhvillimin e kapaciteteve të aktorëve lokalë të shoqërisë qytetare. Në përputhje me këtë përfundim, CRTA i paralajmëroi aktivitetet për ndërtimin e kapaciteteve dhe mbështetjen e organizatave lokale që do të realizohen në kuadër të iniciativës rajonale ACTION SEE .

Projekti ACTION SEE – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore realizohet nga Fondacioni Metamorfozis, me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian, në partneritet me Westminster Foundation for Democracy nga Britania e Madhe, CRTA – Center for Research, Transparency and Accountability nga Serbia, Citizens Association Why not? nga Bosnja dhe Hercegovina, Center for Democratic Transition nga Mali i Zi, Open Data Kosovo (ODK) nga Kosova, dhe Lëvizja Mjaft! nga Shqipëria.

Qëllimi i projektit është rritja e përfshirjes së shoqërisë qytetare dhe organizatave mediatike në krijimin e mendimit publik, krijimin e politikave dh pjesëmarrje në mekanizmat për vendimmarrje, si dhe rritja e kapaciteteve të shoqërisë qytetare për të trajtuar çështje të ndjeshme.

Ky projekt implementohet me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian.

Ndaje:

43101766_242022346470056_6819415585005240320_o.jpg

Aktiviteti në kuadër të projektit:

Rekomandimi ynë për lexim gjatë verës

Kur bëhet fjalë për lexim gjatë verës, shumica do të zgjidhnin përmbajtje të lehta argëtuese, por për ata që janë të interesuar për diçka më të thellë, ne kemi një rekomandim të shkëlqyeshëm.