Në konferencën e sotme për shtyp në kuadër të projektit “Digjitalizimi në bujqësi – TANI”, u prezantuan rezultatet e raportit kombëtar për digjitalizimin dhe përdorimin e e-shërbimeve në zonat rurale.

Në prezantimin e rezultateve të hulumtimit që përfshiu 246 të anketuar nga zonat rurale, edhe atë 122 gra dhe 124 burra nga 6 rajone planifikuese (Jugperëndimor, Juglindor, Lindor, Verilindor, Rajoni i Pollogut dhe ai i Pellagonisë) u theksua se madje 76% e bujqve kanë adresë e-maili, mbi 92% kanë lidhje të qëndrueshme në internet në vendbanimin e tyre, ndërsa 185 prej të anketuarve, përveç smartfonit (telefonit të mençur), kanë edhe pajisje tjetër kompjuterike.

Por, ajo që është shqetësuese është se zakonisht adresat e këtilla të e-mail-it nuk i përdorin, nuk i dinë fjalëkalimet e tyre dhe kjo shpesh herë shkakton probleme në komunikimin me institucionet. Prandaj, rreth 64% e tyre preferojnë komunikimin dhe marrjen e dokumenteve në sportel, e po ashtu edhe besimi te dokumentet elektronike është i ulët, gjegjësisht vetëm 35% e të anketuarve i besojnë sistemit plotësisht. Më shumë se gjysma e të anketuarve, gjegjësisht mbi 52% nuk e njohin portalin www.uslugi.gov.mk, kurse nga ata që kanë informacion në lidhje me të, vetëm 18% kanë arritur ta hapin atë dhe të kërkojnë ndonjë shërbim të caktuar në mënyrë elektronike, edhe atë zakonisht me mbështetjen e anëtarëve më të rinj të familjes ose me mbështetjen e punonjësve të institucioneve, theksoi Liljana Jonoski dhe Elizabeta Risteska-Mërçeska, si hulumtuese kryesore në projekt.

Rekomandimet kryesore të dhëna në hulumtim u konfirmuan edhe në konferencën për shtyp, gjegjësisht se duhet të punojmë në terren me bujqit, edhe atë hap pas hapi, duke filluar nga rritja e nivelit të edukimit digjital, futja e e-shërbimeve si mënyrë e vetme për të komunikuar me institucionet ku është i mundur edhe forcimi i vetëdijes së popullatës lokale në lidhje me nevojën për përfshirje aktive në procesin e digjitalizimit që u kursen atyre kohë, para, por gjithashtu u jep një pasqyrë të plotë të zhvillimeve në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural, me atë që aktivitetet e këtilla duhet të realizohen me një gjuhë të lehtë, të thjeshtë dhe të kuptueshme për popullsinë rurale.

Hulumtimi u krye në kuadër të projektit “Digjitalizimi në Bujqësi – TANI” i financuar si nën-grant në kuadër të projektit “Rritja e Pjesëmarrjes Qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA”, i cili zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), Akademia për e-Qeverisje (Estoni), Lëvizja Mjaft! (Shqipëri), CRTA – Qendra për Hulumtim, Transparencë dhe Llogaridhënie (Serbi), OJQ-ja 35 mm (Mali i Zi) dhe Të dhënat e hapura Kosovë – Open Data Kosovo (Kosovë). Projekti realizohet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.

Koalicioni Rural është një nga tre organizatat nga Maqedonia e Veriut që u bë pjesë e rrjetit rajonal ICEDA – Rrjeti për rritjen e pjesëmarrjes qytetare në zbatimin e Agjendës Digjitale, i cili është aktiv jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi.

Raporti i plotë i hulumtimit është në dispozicion në seksionin e publikimeve në ueb-faqen e organizatës: www.rural.mk.

Ndaje: