Në kuadër të projektit të USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare, Fondacioni Metamorfozis realizoi një trajnim dyditor online për avancimin e transparencës dhe të dhënat e hapura të njësive të vetëqeverisjes lokale. Trajnimi u mbajt më 28 shkurt dhe më 1 mars 2022. Në trajnime morën pjesë përfaqësues të 24 komunave, përfaqësues të organizatave partnere të shoqërisë civile, moderatorë për të dhënat e hapura dhe palë të tjera të interesuara.

Trajnimet kishin për qëllim rritjen e njohurive teorike për transparencën dhe hapjen, por edhe përmes propozimeve konkrete për përdorimin e mjeteve për transparencë dhe diskutim për shkëmbimin e praktikave të mira, t’u mundësohet komunave që të veprojnë në mënyrë proaktive në fushën e hapjes.

Gjatë trajnimit dy ditor, pjesëmarrësit patën mundësinë të fitojnë njohuri praktike për përdorimin e mjeteve për hapje dhe transparencë, për të përfshirë qytetarët në procesin e vendimmarrjes, për t’u njohur me konceptin e qytetit të hapur, për të fituar njohuri rreth konceptit dhe përfitimeve nga të dhënat e hapura, si dhe njohuri praktike për procesin e publikimit të grupeve të të dhënave të hapura.

 

Në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare, Fondacioni Metamorfozis në periudhën e ardhshme prej gjashtë javësh do të sigurojë mbështetje të drejtpërdrejtë për komunat pjesëmarrëse, në mënyrë që të avancojnë hapjen e tyre.

Ndaje: