Grupi punues për përgatitjen e Strategjisë për Transparencë mbajti takim më 29 maj të vitit 2023, në hapësirat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në takim përfaqësuesit e sektorit civil dhe të institucioneve shtetërore, së bashku me ekspertet e angazhuar, Irena Bojaxhievska dhe Natalija Shikova, e shqyrtuan propozim-planin e Strategjisë për Transparencë dhe diskutuan për fushat prioritare.

Fondacioni Metamorfozis bashkëpunon në mënyrë aktive me Kabinetin e Zëvendëskryeministres përgjegjëse për politikat e qeverisjes së mirë, dhe në procesin e përgatitjes së Strategjisë për Transparencë ofron asistencë eksperte dhe financiare.

Strategjia e re e Qeverisë për Transparencë me Plan Veprimi (2023-2026) synon të ofrojë udhëzime të reja dhe parime për përmirësimin e transparencës së institucioneve, duke vazhduar praktikat pozitive të bashkëpunimit dhe të transparencës aktive të përcaktuara me strategjinë e mëparshme.

Aktivitetet janë pjesë e projektit “Transparenca dhe llogaridhënia e institucioneve shtetërore në RMV” të realizuar nga Fondacioni Metamorfozis me mbështetjen financiare të Fondacionit Shoqëria e Hapur-Maqedoni.

Ndaje: