Gjatë muajit maj të vitit 2014, ekipi i fondacionit Metamorfozis mbajti një seri prej tre trajnimesh në bashkëpunim me Komitetin e Helsinkit në Republikën e Maqedonisë, ku morën pjesë 15 aktivistë, anëtarë dhe përkrahës të komunitetit LGBT.

Vendi i mbajtjes së trajnimeve ishte qendra për përkrahje e LGBTI në Shkup, me qëllim të përforcimit të kapaciteteve të aktivistëve për zbatimin e të drejtës së tyre për liri të të shprehurit për përfaqësim të të drejtave të njeriut të këtij grupi të margjinalizuar. Nëpërmjet prezantimeve, diskutimeve dhe ushtrimeve praktike, pjesëmarrësit kishin mundësi të njoftohen me këto tema:

13 maj: Hyrje në aktivizmin onlajn nëpërmjet krijimit të e-përmbajtjeve dhe fotoaktivizmit.

27 maj: Metodat e promovimit nëpërmjet mediave sociale: Twitter dhe Facebook.

20 maj: Multimedia – bazat e audio dhe video produksioni dhe montazhit.

Pjesëmarrësit në trajnim shprehën kënaqësi nga njohuritë e nxëna, veçanërisht për shkak të nevojës që publikut t’i prezantohen më tepër tregime të vërteta si mjet kundër përpjekjeve për dehumanizimin e anëtarëve të komunitetit LGBTI. Si pjesë e aktiviteteve u përfshinë edhe përpjekjet për luftë kundër gjuhës së urrejtjes edhe në kontekst më të gjerë, duke e inkuadruar edhe komunitetin onlajn i cili funksionon në kuadër të ueb-faqes mosurrej.mk.

Ndaje: