Propozim versionin e ligjit munda ta shkarkoni nga ky link: Propozim-ligji.

Me qëllim që t’u mundësojmë të gjitha palëve të interesuara të kyçen në debatin për propozim-ligjin, kemi paraparë tri debate publike nëpër Maqedoni:

  • Debati i parë publik: 25 maj 2011, në Shtip. Debati do të mbahet në hapësirat e komunës, me fillim në orën 12 dhe do të zgjasë deri në orën 14.
  • Debati i dytë publik: 30 maj 2011, në Shkup. Debati do të mbahet në hapësirat e Odës Ekonomike, me fillim në orën 12 dhe do të zgjasë deri në orën 14.
  • Debati i tretë publik: 9 qershor 2011, në Ohër. Debati do të mbahet në hapësirat komunës, me fillim në orën 13 dhe do të zgjasë deri në orën 15.
    (duhet të konfirmohet).

Në debatet publike, prezantime do të kenë Elena Ignatova (Fondacioni Metamorfozis) dhe Lençe Qurçieva (Ministria për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor), pas të cilave do të hapet diskutim për Propozim-ligjin për menaxhim me pajisjet elektrike dhe elektronike si dhe me mbeturinat e pajisjeve elektrike dhe elektronike.

Ngjarjet organizohen si pjesë e projektit “Përforcim i pjesëmarrjes qytetare në procesin ligjdhënës”, të Institutit Nacional Demokratik (NDI), me qëllim të përfaqësimit për sjelljen e ligjit për menaxhim me mbeturinat e pajisjeve elektronike dhe elektrike. Këto aktivitete përputhen edhe me projektin aktual të Metamorfozis-it në këtë temë: “Rrjeti ballkanik për përfaqësim gjatë menaxhimit me e-mbeturinat”.

Pjesëmarrjen në debatet publike mund ta konfirmoni nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë me Frosina Tasevskën, asistente programore, nëpërmjet e-mailit: frosina@metamorphosis.org.mk ose në tel/faks: 02/3109-325.

Ndaje: