Fondacioni Metamorfozis ka kënaqësinë t’i ftojë gazetarët, përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve, si dhe të gjithë individët e tjerë që duan të diskutojnë dhe të mësojnë më shumë rreth temës “Liria e mediave dhe mbrojtja e të dhënave personale” në të pestën “Biseda për Privatësinë” që do të mbahet më 21 mars në Dhoma Publike, me fillim në orën 15.00. (Dhoma publike ndodhet në rr. Divizioni 50, nr 22 në Shkup. Lokacionin mund ta shihni në këtë link.)

Folëse e ftuar në këtë takim do të jetë Emilija Ginoska, bashkëpunëtore e re për marrëdhënie me publikun në Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Pjesëmarrësit në takim do të kenë mundësinë të diskutojnë për mënyrën se si mediat duhet të balancojnë midis lirisë së shprehjes dhe informimit dhe mbrojtjes së të dhënave personale, si dhe për përjashtimet në lidhje me përpunimin e të dhënave personale të kryer për qëllime gazetareske.

Agjendën e ngjarjes mund ta gjeni në këtë link , ndërsa pjesëmarrjen tuaj mund ta regjistroni duke e plotësuar formularin që gjendet në këtë link.

Për pjesëmarrësit që nuk janë nga Shkupi, shpenzimet e udhëtimit për pjesëmarrje në takim do t’u rimbursohen në shumën e një bilete autobusi vajtje-ardhje nga vendbanimi për në Shkup. Për ta bërë këtë, do t’ju duhet të na siguroni faturat dhe biletat origjinale të udhëtimit.

Nëse keni nevojë për ndonjë informacion në lidhje me takimin, ju lutemi na kontaktoni në vesna@metamorphosis.org.mk.

Ndaje: