Fondacioni Metamorfozis ka kënaqësinë t’i ftojë të gjithë ata që kanë aplikuar më parë, ata që aplikojnë tani dhe që do të aplikojnë në të ardhmen, përfaqësuesit e punëdhënësve nga sektori privat, publik dhe joqeveritar, mediat, si dhe çdo individ tjetër të interesuar që dëshiron të dijë më shumë se si duhet të mbrohen të dhëna personale të kandiatëve për punë, në “Bisedën për Privatësinë”, të gjashtën me radhë, që do të zhvillohet ditën e enjte, më 7 prill, nga ora 15 deri në orën 16:30 në platformën ZOOM.

Foto: Resume from Pixabay

Folës në këtë takim do të jetë Arben Gudaçi, ekspert për mbrojtjen e të dhënave personale, kurse pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të marrin përgjigje për pyetjet e mëposhtme:

  • Si duhet t’i trajtojnë punëdhënësit të dhënat e kandidatëve që janë përfshirë në aplikimet për punë?
  • Për çfarë periudhe dhe për çfarë qëllimi punëdhënësit mund t’i ruajnë të dhënat e kandidatëve, aplikimet e të cilëve nuk janë pranuar?
  • Çfarë mund të bëjnë kandidatët nëse mendojnë se të dhënat e tyre personale janë ruajtur, përpunuar ose ndarë në mënyrë të paautorizuar?

Gjatë takimit do të sigurohet hapësirë për diskutim dhe shkëmbim të pikëpamjeve dhe përvojave praktike në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale në procesin e lidhjes ndërmjet punëdhënësve dhe kandidatëve potencialë për punë.

Të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë në takim duhet ta plotësojnë formularin e aplikimit, që është i disponueshëm në këtë link jo më vonë se 06.04.2022. Pjesëmarrësit e regjistruar do të marrin një link për t’u lidhur në takim në adresën e e-mailit që e kanë shënuar në formular.

Nëse keni nevojë për ndonjë informacion shtesë në lidhje me takimin, ju lutemi na kontaktoni në e-mailin: vesna@metamorphosis.org.mk.

Ndaje: