Maqedonia përsëri i bashkangjitet lëvizjes ndërkombëtare Liri në vend të frikës (Freedom Not Fear) e cila angazhohet për tre parime kryesore:

  • Kërkojmë liri të gjuhës në botën digjitale dhe internet të pacensuruar që të mund të shprehemi.
  • Kërkojmë privatësi në shoqëri të bazuar në dije, në vend se në përgjim.
  • Dëshirojmë të jetojmë në liri, në vend se në frikë.

Fondacioni Metamorfozis i fton përfaqësuesit e mediave, organizatave joqeveritare dhe asociacioneve të tjera, institucioneve shtetërore dhe arsimore, sektorit privat dhe të gjithë qytetarët e tjerë të japin përkrahje duke marrë pjesë në ngjarjen publike që do të mbahet më 26 shtator 2014 – e premte, prej orës 11, në klubin GEM në Shkup në Çarshinë e vjetër (Menada).

 

header-fnf14

Ngjarja në Shkup është pjesë e Ditëve ndërkombëtare për aksion që do të mbahen prej 26 deri më 29 shtator 2014 dhe të cilat i përkrahin mbi 150 organizata nga e gjithë bota. Me këtë rast, në Bruksel do të mbahet një seri ngjarjesh, ku bën pjesë një konferencë dhe debate publike me pjesëmarrje të aktivistëve dhe të anëtarëve të Parlamentit Evropian, ndërsa në Luksemburg do të mbahet edhe një marsh protestues.

Maqedonia në Liri në vend të frikës merr pjesë që nga viti 2008. Më tepër informata për lëvizjen në nivel botëror gjenden në www.freeedomnotfear.org.

Aktivitetet e parapara për ngjarjen në Shkup

  • Diskutim për kërkesat e lëvizjes Liri në vend të frikës (e bashkangjitur më poshtë)
  • Nënshkrimi publik i peticionit për përkrahjen e kërkesave
  • Shpërndarja e materialit promovues (fanela me mëngë të shkurtëra/kanatiere)
Kërkesat e lëvizjes “Liri në vend të frikës”


1. Kufizimi i masave për mbikëqyrje

  • heqja nga përdorimi i evidentimit masovik të komunikimeve dhe lokacioneve tona (ruajtja e të dhënave)
  • heqja nga përdorimi e mbledhjes masovike të të dhënave tona biometrike dhe RFID-pasaportave
  • mbrojtja nga mbikëqyrja në vendin e punës duke futur ligje efektive për mbrojtjen e të dhënave të të punësuarve
  • të mos ketë numra të përhershëm për identifikimin e studentëve
  • të mos ketë dhënie të informatave personale pa arsye; as mbledhje të standardizuar të të dhënave nga ana e vendeve në suaza evropiane (Programi i Stokholmit)
  • të mos ketë këmbim të informatave me cilin do qoftë shtet tjetër që nuk ka ligje efektive për mbrojtjen e të dhënave
  • heqja e mbikëqyrjes së vazhdueshme me CCTV dhe ndalimi i përdorimit të të gjitha teknikave për zbulim të sjelljes
  • të mos ketë evidentim masovik të udhëtarëve që udhëtojnë me aeroplan, tren, autobus ose anije (të dhëna PNR)
  • të mos ketë kërkime të fshehta në sistemet private kompjuterike, nëpërmjet internetit ose pa internet
  • të mos ketë ruajtje të centralizuar të të dhënave personale shëndetësore ose dërgim të informatave të tilla në SHBA ose në vendet e tjera
  • të mos ketë mbikëqyrje sistematike të të dhënave për transaksionet financiare ose analiza të ngjashme masovike të të dhënave në BE (SWIFT)
  • të mos ketë evidentim automatik të targave të automobilave dhe lokacionit të tyre


2. Vlerësimi i autorizimeve aktuale për mbikëqyrje

Apelojmë për rishqyrtim të pavarur të të gjitha autorizimeve për mbikëqyrje sa i përket efektivitetit, përmasave, harxhimeve, efekteve të padëshiruara të dëmshme dhe zgjidhjet alternative.
Veçanërisht apelojmë deri te Parlamenti Evropian që menjëherë t’i rishqyrtojë projektet aktuale dhe ato të planifikuara për siguri të brendshme me të cilat kufizohen të drejtat themelore të njerëzve në Evropë.

3. Мoratorium për autorizimet e reja për mbikëqyrje

Pas “garës për armatim” me masa të sigurisë gjatë disa viteve të fundit, kërkojmë ndërprerje urgjente të lgijeve të reja për siguri të brendshme, të cilat edhe më tepër i kufizojnë liritë qytetare.

4. Sigurimi i lirisë së të shprehurit, dialogut dhe informimit në internet

  • mbrojtja e neutralitetit të internetit me ligje të detyrueshme
  • ruajtja e internetit të lirë, të pafiltruar dhe të pacensuruar, pa lista për bllokim dhe pa kontrolle para publikimit që bëhen nga ana e institucioneve shtetërore ose ofruesve të shërbimeve të internetit
  • pa politika për çkyçjen e internetit (“tre paralajmërime para çkyçjes”, “reagim gradual”)
  • të shpallet joligjore instalimi i infrastrukturave për filtrimin e rrjeteve të ofruesve të shërbimeve të internetit
  • për fshirjen e përmbajtjeve të jetë i nevojshëm urdhëri i gjykatës nga ndonjë gjykatës i pavarur dhe i paanshëm, ndërsa e drejta për ndihmë juridike duhet të sigurohet patjetër
  • krijimi i Kartës për të drejtat digjitale të njeriut në shekullin 21, me mbrojtje gloable për të drejtat globale qytetare
  • futja e të drejtës së pakufizuar për citimin e përmbajtjeve multimediale, të cilat në kohën e sotme janë të domosdoshme për debat publik në shoqëritë demokratike
  • mbrojtja e platrformave në internet për ruajtjen e shprehjes së lirë të mendimit (ueb-faqe pjesëmarrëse, forume, komente të blogeve, etj. ) që në kohën e sotme është rrezikuar nga ligjet joadekuate që nxisin autocensurë (për shkak të frikës nga dënimet)

5. Mbrojtja e të drejtave të njeriut


I ftojmë të gjitha qeveritë, parlamentet dhe gjykatat t’i ruajnë të drejtat e njeriut si interesin më të lartë të mbrojtur me ligj, t’i harmonizojnë të gjitha aktet dhe vendimet për këtë parim dhe të mos e injorojnë këtë për asnjë çështje tjetër.

Ndaje: