Ju ftojmë të bëheni pjesë e Programit arsimor të bazuar në projektin me temë “Lufta kundër dezinformatave”, që do të mbahet nga 16 deri më 28 dhjetor të vitit 2020. Si pjesë e programit, janë paraparë 4 seanca në datat e mëposhtme: 16, 21, 24 dhe 28 dhjetor, nga ora 14.00 deri në 15.30.

Gjatë këtij trajnimi, kryesisht përmes aktiviteteve ndërvepruese, ju do të njiheni me mjedisin modern të krijimit të dezinformatave, shpërndarjen e tyre dhe, ajo që është më e rëndësishmja, me mënyrat dhe teknikat për t’iu kundërvënë atyre, si përmes aktiviteteve të drejtpërdrejta, ashtu edhe përmes aktiviteteve parandaluese, të tilla si:

  • verifikimi i fakteve,
  • synimi i audiencave për të ndërtuar narrative pozitive,
  • tregim emocionues i ngjarjeve që do ta tërheqë vëmendjen e audiencës suaj dhe
  • ndërmarrja e hapave për të mbrojtur organizatën tuaj nga sulmet shkatërruese që përmbajnë dezinformata

Gjatë programit, pjesëmarrësit do të inkurajohen të dizajnojnë fushata të tyre reale të bazuara në luftën kundër dezinformatave. Ideja më e mirë do të fitojë fonde për implementim.

Programin do ta drejtojë Vlladimir Petreski, i cili është gazetar dhe redaktor shumëvjeçar, ndërsa që nga viti 2013 është redaktor i edicioneve për verifikimin e fakteve në Fondacionin Metamorfozis: Shërbimi për verifikimin e fakteve (verifikimiifakteve.mk – 2013-17), KriThink (crithink.mk) dhe Vërtematës (vertetmates.mk). Ai gjithashtu punon në trajnimin e gazetarëve dhe të aktivistëve nga OJQ-të në vend dhe rajoni për tema të tilla si Metodologjia për verifikimin e fakteve, njohja dhe luftimi i gjuhës së urrejtjes, liria e fjalës dhe korniza ligjore e saj, edukimi mediatik, lufta kundër dezinformatave etj.

Gjuha e punës së programit është maqedonishtja.

Për informacione në lidhje me programin ndiqni linkun.

Ndaje: