Sot, partnerët e ACTION SEE i promovuan rezultatet e monitorimit të hapjes së pushteteve ekzekutive në rajon, në një konferencë të mbajtur në Podgoricë. Konferenca u titullua si Transparenca e pushtetit ekzekutiv: rrugë qore për informatat, dhe qëllimi i saj ishte të interpretonte gjetjet e hulumtimit të Indeksit të hapjes për vitin 2020, për t’i identifikuar sfidat dhe zgjidhjet e mundshme për institucionet më transparente.
Sipas gjetjeve të hulumtimit të Indeksit të hapjes 2020, qeveria e Maqedonisë së Veriut është në vendin e parë në rajon, duke përmbushur 83,43% të treguesve, e ndjekur nga Mali i Zi (59,46%), Bosnja dhe Hercegovina (57,28%) dhe Serbia (48,92%).
Qëndresa Sulejmani, Drejtore e programeve në Fondacionin Metamorfozis, foli për vlerën që Indeksi i hapjes ka në drejtimin e institucioneve drejt një politike vertikale të hapjes, e cila u materializua përmes Strategjisë së Transparencës. Marjan Zabërçanec, Koordinatori kombëtar për komunikime strategjike në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, e konfimoi ndikimin pozitiv të hulumtimit gjashtëvjeçar të kryer nga Metamorfozis dhe rrjeti ACTION SEE në mbështetjen e institucioneve për të përmirësuar hapjen e tyre. Të dy folësit e theksuan rëndësinë e përmirësimit të fushëveprimit të Strategjisë së Transparencës në të ardhmen, si dhe rëndësinë e mbajtjes së standardeve të larta të transparencës në situata krize, siç është pandemia e Kovid-19.
Ngjarja u ndoq nga partnerët e ACTION SEE, gjegjësisht Qendra për Hulumtim, Transparencë dhe Llogaridhënie nga Serbia, “Why not?” nga Bosnja dhe Hercegovina, “Tranzicioni demokratik” nga Mali i Zi, si dhe autoritetet e respektuara dhe shoqëria civile nga rajoni.
Hulumtimi i Indeksit të hapjes për vitin 2020 u mbështet nga Projekti i USAID-it për Pjesëmarrjen Qytetare dhe National Endowment for Democracy (Fondi Kombëtar për Demokraci).
Ndaje: