Burimi: EU TACSO | Facebook
Nga 31 maji deri më 1 qershor, në kuadër të projektit të Asistencës Teknike për Organizatat e Shoqërisë Civile në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi (BE TACSO 3), të të financuar nga BE-ja, Komisioni Evropian, DG NEAR, organizoi Forumin e Shoqërisë Civile të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2023. Ngjarja u zhvillua në Podgoricë, Mali i Zi, në Hotelin Hilton dhe ishte gjithashtu e aksesueshme online.
Ngjarja kishte për qëllim të ofronte një forum për komunikime të drejtpërdrejta, formale dhe joformale, ndërmjet tre aktorëve kryesorë: institucioneve të Bashkimit Evropian që punojnë për Zgjerimin, organizatave të shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi dhe autoriteteve publike në rajonin e Zgjerimit. Objektivat parësore të Forumit ’23 ishin të diskutohen gjetjet e vlerësimit bazë kundrejt Udhëzimeve të DG NEAR për mbështetjen e BE-së për shoqërinë civile në Rajonin e Zgjerimit 2021 – 2027 dhe të kontribuohet për një agjendë për veprime të ardhshme për shoqërinë civile në rajon.
Burimi: Pamje nga seanca
Duke marrë parasysh portofolin dhe sfondin e Fondacionit Metamorfozis, ne u ftuam të merrnim pjesë në Forum si kontribues në Sesionin: Përdorimi i mjeteve digjitale për të rritur pjesëmarrjen e publikut. Në emër të Fondacionit Metamorfozis, Milla Josifovska Danillovska, Menaxhere e programeve për llogaridhënie sociale dhe të drejtat e njeriut online, mbajti një prezantim në këtë sesion, duke theksuar rëndësinë e ofrimit të mundësisë për qytetarët që të marrin pjesë në mënyrë digjitale në proceset publike dhe duke ndarë praktikat më të mira nga Maqedonia e Veriut dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor.
“Kur përdorim teknologjinë në cilindo do qoftë aspekt të pjesëmarrjes qytetare, duhet të kemi gjithmonë parasysh se mjetet digjitale janë krijuar duke u bazuar në nevojat e qytetarëve, dhe se ato janë të sigurta, të qasshme për çdo kategori qytetarësh, të lehta për t’u përdorur dhe nuk ofrojnë hapësirë për cenimin e integritetit të institucionit apo cenimin e ndonjë të drejte të njeriut. ” – theksoi ajo.
Ndaje: